Rama thërret Asamblenë Kombëtare 
 kërkohet shtyrja e Kongresit të PS

Rama thërret Asamblenë Kombëtare <br /> kërkohet shtyrja e Kongresit të PS
Partia Socialiste do të thërrasë Asamblenë Kombëtare për të vendosur shtyrjen e Kongresi të PS-së, dhe për të caktuar kështu datën e re të mbledhjes së tij që mendohet të jetë në mars. Kryeministri Rama mblodhi këtë të martë koordinatorët e tij, ku u vu re mungesa e Sekretarit të Përgjithshëm, Gramoz Ruçi.

Në mbledhje ishin ministrat Bushati, Çuçi, Nikolla, Tahiri dhe zëvendëskryeministri Peleshi. Po ashtu, kryebashkiakët Dako dhe Veliaj morën pjesë në mbledhje, së bashku me dy koordinatorët e tjerë, Taulant Balla e Koço Kokëdhima.

Burime brenda mbledhjes bënë me dije për Shqiptarja.com se veç raportimit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të PS-së në degë, është rënë dakord që të thirret Asambleja Kombëtare për të mundësuar shtyrjen e Kongresit dhe caktimin e datës së re të mbledhjes së tij.

Nuk është caktuar ende një datë se kur do të thirret asambleja, por mbledhja e saj është e domosdoshme në kushtet kur në statut është e saktësuar se i vetmi organ që mund të vendosë pas Kongresit, është pikërisht Asambleja Kombëtare. Në dalje të mbledhjes, Koordinatori i Jugut, Koço Kokëdhima dha këtë deklaratë: “Datën e Kongresit do ta vendosë Asambleja Kombëtare. Data e saj do të merret vesh”.

Burime nga Partia Socialiste bënë me dije se sekretariati pranë partisë, ka komunikuar me të gjitha strukturat e degëve përmes telefonit për t'u vënë në dijeni porositë e kryetarit të PS-së, për të përmbyllur sa më shpejt zgjedhjen e kryetarëve të organizatave. Mësohet se ky proces është drejt fundit, dhe menjëherë degët do të fillojnë me zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin Kombëtar sipas parimit 1 delegat për 100 anëtarë. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë