Rama thirrje Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë! Shpresoj që Murrizi të ndryshojë qëndrim për 5 qershorin

Kryeministri Edi Rama tha se është i kënaqur nga marrëveshja e arritur me opozitën parlamentare duke i bërë thirrje Bashës që nesër të mblidhet Këshilli Politik dhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës dhe të ulet në tryezë. Rama tha se PD e mori përgjigjen për datën se kur do të votohet 5 qershori dhe tani të vijë të diskutojë ndryshime kushtetuese që diktojnë listat e hapura.

"Jam i kënaqur nga marrëveshja, kemi përcaktuar datat për 5 qershorin më 23 korrik dhe kemi arritur dakordësinë për të votuar më 30 korrik të hapen listat dhe t'i japim mundësinë shqiptarëve  të zgjedhin atë që duan, por dhe të vazhdojmë procesin gjithëpërfshirës së bashku me opozitën jashtëparlamentare ku do ishte mirë të mblidhej Këshilli Politik. Dje hapën një debat politik sot  duhet të diskutojmë konkretisht pasi opozita kërkonte datën e saktë kur do të votohet 5 qershori dhe ajo është 23 korriku dhe nga ana tjetër kemi nevojë të bashkëpunojmë dhe ndërveprojmë edhe për mënyrën e reflektimit në ligjin zgjedhor ndryshimet kushtetuese që do sjellë 30 qershori", tha Rama.

Në lidhje me kundërshtinë e Myslim Murrizit për të votuar 5 qershorin, Rama tha se kjo solli një debat të fortë në mbledhje dhe shpreson që ai të ndryshojë mendim deri në fund.

"Kemi bërë goxha debat për këtë pikë, për 5 qershorin duke qëndruar stoik për mosnjohe, por dy krerët e grupe të tjera dhanë sinjale inkurajuese dhe besoj dhe se Murrizi duhet të bashkohet në një konsensus të plotë. Sidoqoftë kam bindjen që do ta kalojmë ligjin dhe do të sigurohen 84 votat. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe ajo e 5 qershorit janë dokumente që, nga në letër do të kthehen në materiale ligjore në 23 dhe 30 korrik", tha Rama.

Rama i bëri thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojnë punën së bashku pasi ka shumë mundësi që të biem dakord.  

" Koha është shumë e ngushtë duhet të shfrytëzojmë çdo minutë. Do t'i qëndrojmë marrëveshjes. Ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor. Do të mbyllet gjithçka brenda sezonit. Nisma e deputetëve të opozitës parlamentare që kërkonin listat, koalicionet është modifikuar. Jemi afruar në mënyrë të kujdesshme duke i vendosur tavan jo më pak se 2/3. Përfitoj nga rasti duke u nisur edhe nga mbledhja e djeshme i bëj thirrje Bashës që të mos bëjë gabimet e së shkuarës por të vazhdojmë punën së bashku. Kemi shumë mundësi që të biem dakord. Nuk ka kërkuar ç'mund të kërkonte duke parë interesin e ngushtë partiak. PD është realitet demokratik nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston. Jemi në rrugë shumë të mbarë. 'Unë kam frikë që do humbas të nesërmen' është një këngë e vjetër e një gramafoni që rrotullohet. Edhe unë kam pasur momentet e mia të vështira, humbjet e mia, por kjo është politika. Nuk kam asnjë problem me çfarë thonë por faktet flasin ndryshe. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë


I.K/k.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja