Rama thirrje elbasanllinjve: Nxitoni për t'u punësuar, janë 1576 vende të lira pune në këtë qark

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë plot 1576 vende të lira pune vetëm në qarkun e Elbasanit.

Në Panairin e Punës në Elbasan, kreu i qeverisë ju bëri thirrje të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune të kontaktojnë me kompanitë dhe zyrat e punës për t’u punësuar, qoftë si punonjës të thjeshtë, apo edhe në punë që kërkojnë formim të lartë.

Ka vende të lira pune për punonjës të thjeshtë, por edhe për financiarë, ekonomisë, inxhinierë, pra vende që kërkojnë një formim të lartë dhe që paguhen me rroga të larta. Ju bëj thirrje atyre që janë në kërkim të një pune që të vijnë dhe të kontaktojnë me kompanitë, ndërkohë që zyrat e punës janë në dispozicion për të lehtësuar procesin.

E vërteta është që në sistemin e zyrave të punës në Elbasan ka një përmirësim të ndjeshëm të rezultateve, pasi metodologjia e ndryshuar dhe vendosja e objektivave të përmuajshëm ka krijuar një atmosferë të re dhe për rezultate më cilësore. Shkalla e papunësisë për këtë qark është ulur me 5.4%, rezultat inkurajues i shënuar vetëm në harkun e vitit të fundit. Të gjitha kompanitë që kanë ardhur këtu janë reale, sepse vendet e punës që ofrojnë janë reale. Mbi 400 punëkërkues janë punësuar, mbi 500 të tjerë janë dërguar në kurse profesionale.

Kryeministri Edi Rama

Më tej, kryeministri deklaroi se 70% e personave që kanë alë nga ndihma ekonomike janë grupmosha 24-45 vjeç, një grupmoshë mjaft aktive, sipas Ramës, dhe që është e pamundur të mjaftohet me një ndihmë ekonomike.

70% e personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike janë grup mosha 24-45 vjec, një grupmoshë në pjesën më aktive dhe është e pamundur ta konsiderojmë këtë grupmoshë se mund të mjaftohet me një ndihmë ekonomike. Mundësitë janë, 1576 vende të lira pune janë vetëm këtu.

Shifrat thonë se kush kryen arsim profesional ka më shumë mundësi për punësim, se ata që kryejnë universitetin. Jemi në një rrugë ku duhet të bëjmë shumë më tepër, por në një rrugë të mbarë, pasi po shohim rritje të vazhdueshme të punësimit real. Vetëm në këtë periudhë kemi kaluar në mbi 10 mijë të punësuar. Do ta kalojmë objektivin e vitit vetëm nga zyrat e punës.

Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rakia: 02/06/2018 14:22

    KOMUNIST DHE MAFIOZ Nxites I spiunllekut Pagues I komentatoreve pro QEVERISE .ME ZI SKA QENE KURRE SHQIPERIA .

    Përgjigju
  • Elbasonci: 02/06/2018 12:45

    Ky gjatoshi duket sikur po tall by....n me elbasoncit gjysma elbasanit nuk ka uje VARFERIJA ne maksimum Dhe thirje turruni sikur Populli I elbasanit me qene bageti

    Përgjigju
  • Ruzhdikurani: 02/06/2018 11:45

    Mashtrus.dhe.i.pabes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë