FOTO-VIDEO/ Demokratët e Elbasanit, Cërrikut e Belshit presin Ramën me protesta, deputetët shtyjnë policinë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët, në Elbasan, ku ishte i pranishëm në Panairin e Punës në Cërrik, si edhe në Belsh gjatë turit të llogaridhënies publike. Disa simpatizantë të opozitës, shoqëruar dhe nga deputetë dhe vetë kryetari i PD Elbasan, zhvilluan një protestë me pankarta në duar.

Deputetët demokratë kanë shtyrë efektivët, teksa ata ju kanë hequr pankartat me parulla kundër kryeministrit Rama. Protestuesit janë shfaqur me pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ku ndër të tjera shkruanin ‘Poshtë pashallarët e krimit’. 

E njëjta situatë është paraqitur edhe në Cërrik, ku një numër demokratësh kanë protestuar me pankarta në duar kundër kryeministrit Edi Rama. Demokratët e Cërrikut mbanin të njëjtat pankarta si në Elbasan, me njëjtat mesazhe kundër Ramës si 'Poshtë pashallarët e krimit', ndërsa thërrasin njëzëri: Turp, ik.

Demokratët presin me protesta Ramën në Elbasan, por policia e shtetit sillet si polici private dhe tenton të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës.  Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty.

Por policia, në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë.

Reagimi i PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
VIDEO/ Hoxha zmbraps agjentin e policisë: Lëri qytetarët të protestojnë, ushqehesh me taksat e tyre

Protesta e demokratëve sot në Elbasan është shoqëruar dhe me konfrontime me policinë, por nuk kanë munguar dhe momentet interesante. Report Tv ka siguruar një video, ku disa të rinj të PD përplasen me një agjent policie, teksa ky i fundit ka tentuar t'iu marrë pankartën që mbanin në duar me parullë kundër kryeministrit Edi Rama "Mirësevjen o pasha i drogës'.

Në këtë moment ndërhyn një hoxhë, i cili kundërshton agjentin e policisë, duke i kërkuar të lërë qytetarët të protestëtojnë, teksa i kujton se ai paguhet pikërisht nga taksat e qytetarëve, dhe ndaj duhet t'i lërë ata të thonë fjalën e lirë. 

Lëri qytetarët të protestojnë, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve. Nuk je mercenar këtu, lëri të shprehen.

Hoxha

Pas një rezistence të shkurtër, agjenti është tërhequr, ndërsa hoxha ka vijuar debatin me një tjetër person aty.

Ora 11:28
Shtynë policët në Elbasan, deputeti i PD: Rama cinik, e meriton këtë sjellje

Gjatë protestës së demokratëve në Elbasan pati dhe konfrontime me policinë, ku kreu i PD për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, dhe protestuesit kanë debatuar me nëndrejtorin e Policisë se Elbasanit, Blerim Berbati, i cili ka qenë në krye të detyrës.

Pas protestës reagoi dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili tha se është cinike dhe tallje që të hapësh një panair pune në qytetin e Elbasanit më të madh të papunësisë.

Ai tha se pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë fatet në botë. Boçi shtoi se ky është një procesion tallës me ato çadra t’i hedhësh hi syve elbasanasve.

Me ato çadra t’i hedhësh hi syve elbasanasve. Është e papranueshme të tallesh.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi

Sa i përket protestës, ai tha se Rama e meriton një pritje të tillë.

Sepse mjafton të shohësh rrugën Elbasan-Tiranë, sepse i ka sjellë Elbasanit inceneratorët më helmues që është shprehje e bashkëpunimit të ngushte mes botës së krimit me qeverinë. Inceneratori vazhdon të helmojë banorët. Shto edhe papunësisë. Protesta është gjëja më e vogël që qytetari mund t’i bëjë Ramës.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi

Boçi tha se Rama do të pritet me protesta edhe në qytetet e tjera.

Ora 09:38
FOTO/'Poshtë pashallarët e krimit', demokratët e Elbasanit presin Ramën me protesta
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Fredi: 02/06/2018 15:39

      Keta 30 vete jane votuesit e Bocrave ne Elbasan? Rama duhet te beje zgjedhje te parakoheshme, aty duhet pare serish nese ka apo jo shumicen. Nese e ka qe besoj po, duhet ti shkele me kembe keta krimba te ndyre. Nese nuk e ka, atehere te hape krahun dhe te qeverise kush ta fitoje. Kjo situate keshtu eshte e papranueshme. Nuk mundet qe nhe pakice ti kushtezoj jeten gjithe shqipetareve. Nese jane shumeci, atehere le te qeverisin.

      Përgjigju
    • Sula: 02/06/2018 14:38

      TRUSHPELARET E ED RAMES DUHET TE KUPTOJNE LINDJEN E NJE DIKTATORI TE RI QE ESHTE ED RAMA SHQIPETARET NUK KANE NEVOJE PER NJE ENVER HOXHE TE DYTE

      Përgjigju
    • Toni: 02/06/2018 10:52

      Pd-istet rrumpalliste pasi e shkaterruan ekonomine ne 91-in,dogjen dhe vrane ne 97-en,hodhen ne ere 26 veta ne Gerdec,vrane 4 DEMONSTRUES ne BULEVARD,mbushen Shqiperine me hashash nga Lazarati deri ne Dukagjin,dalin dhe protestojne pa pike turpi duke hedhur akuza qe duhet t’ia hidhnin vetes se tyre para pasqyres! Rrace e keqe,mire e thote populli: bertet hajduti-kapeni hajdutin...

      Përgjigju
      • Roza: 02/06/2018 17:29

        Komentit tuaj nuk i heq asnje presje. Elbasani nje nga qytetet me te medha. Pse kjo tregon protesten? 20 veta te paguar nga PD sic duhet vetem keshtu mu d ti mbledhe PD. Te shkoj e ne pu e elbasan Linate, perse kerkoj e te gjejne pune neper bote? Nuk ja ka shtruar njeri në bote. Do jene yzmeqare te botes. Atje në atdhe te vene keta te papà e te marrin punet qe ja e krijuar. PD ne e pane sa vrasje vjedhje e drive mbolli. Nuk bindet populli nga Jeta deputete te PD qe I ka zgjedhur populli te rri e ne kuvend, por ikin e tallen me popullin qe I zgjidh I. Perse nuk rrine ne parlment te zgjidhin hallet.

      • Doubletoni: 02/06/2018 12:35

        Ehhhh mer tono s paske marr vesh gje nga jeta. Qenke mbrapa shum. Te sheroft zoti se mjeksia ska ca t ben.

    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

    Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë