Rama thirrje SHBA-ve: Mos na
braktisni në duart e rusëve
Në intervistë për “The Telegraph”

Rama thirrje SHBA-ve: Mos na<br />braktisni në duart e rusëve<br />Në intervistë për “The Telegraph”
“Nëse administrata Trump injoron Ballkanin atëherë rajoni është në rrezik nga ndikimi rus, mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”, është kjo deklarata që ka dhënë kryeministri Rama në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”.
 
Kreu i qeverisë u shpreh se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ballkani nuk do të jetë një vend ku ka paqe dhe bashkëpunim.
 
“Ballkani është një rajon i rëndësishëm për SHBA dhe kjo e fundit është e rëndësishme për ne”, shtoi Rama të cilin gazeta e cilëson një udhëheqës karizmatik.
 
Ai ngre pikëpyetje edhe nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon.
 
“Nëse do të ketë një tërheqje nga SHBA dhe BE, ne mund të kthehemi aty ku e nisëm dhe ju e keni parasysh se ç’do të thotë aty ku e nisëm në Ballkan”, citon gazeta kryeministrin shqiptar. “The Telegraph” flet edhe për betejën e udhëheqësit të Partisë Socialiste për reformonin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, si kusht për anëtarësimin në BE.
 
“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”,
deklaron Rama në intervistë.
 
Pas tre vjetësh në pushtet, Edi Rama, shkruan gazeta, mbetet tejet popullor, ku 56% e mbështesin në sondazhe dhe kjo shifër do të jetë e dobishme në zgjedhjet e qershorit dhe është një provë e suksesit të reformave, të cilat kanë bërë që policia shqiptare të shndërrohet nga më pak e besuara, tek profesioni më i besuar në Shqipëri, shkruan britanikja.

Ndërkohë nuk ka vonuar reagimi i mediave ruse. Sipas medias ruse kryeministri shqiptar Edi Rama është gati të japë dorëheqjen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)