Nga spitali i Traumës ku ishte për të parë nga afër gjendjen e të lënduarve, kryeministri falenderoi të gjithë partnerët për ndihmën, por nuk harroi që të 'thumbonte' Presidentin Ilir Meta që vendosi në shënjestër disa prej ambasadorëve në javët e fundit, por që sot, sipas Edi Ramës treguan gatishmëri të plotë për të ndihmuar Shqipërinë.
"Janë humbur jetë njerëzish. Kemi lehtësimin shpirtëror nga jo pak jetë të shpëtuara. Kanë qenë të gjithë heronjtë e kësaj dite, bluzat e bardha që në ditët me diell i kemi përgojuar pa hesap, sot janë në krye të detyrës për të shpëtuar jetë. Për fat të keq bilanci i humbjeve nuk ka përfunduar, por lus Zotin që të mos ketë përfunduar as bilanci i jetëve të shpëtuara nga rrënjoat, që ende shpresoj që të marrin frymë, njerëz që do i nxjerrim.
Një ditë sa e rëndë aq e mbushur edhe me emocion si rezultat i solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, por edhe miqve të këtij vendi që janë ngritur në këmbë me një frymë, nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Gjermania, Kroacia, miqtë në rajon. Ambasadat, që në ditët e fundit i kemi në një shënjestër që na turpëruar të gjithëve, sot që në mëngjes herët në emër të SHBA dhe BE-së na kanë shprehur gatishmërinë e tyre. Më vjen mirë që mund ta them tani, qeveria ka bërë maksimumin, menjëherë në terren të gjithë ministrat. Është surreale që të flasësh më presidentin e Francës përballë një gërmadhe në Durrës, apo të Greqisë kur je përballë një tjetre, apo Italisë.
E them për të treguar gatishmërinë. Po punojmë për atë që vjen nesër, do të jetë ditë zie kombëtare. Do të fillojmë për të realizuar të gjithë procesin e kalimit të njerëzve pa çati dhe që refuzojnë të futen në palestër. Sot kam punuar në këtë drejtim me kolegët për të ndërtuar një marrëveshje me operatorët turistikë për hotelet në bregdet. Duhet të rindërtojmë gjithcka të kthejmë njerëzit në shtëpi të reja të forta dhe koha nuk pret" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Shqipëria shkundet nga tërmeti 6.4 ballë/ Rama: Të prekurit strehim në hotele!
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ylli Pata: Ajo që nuk u pa nga takimi i Edi Ramës në Londër!
25 Nëntor, 18:28
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Trafikanti që mbështet Berishën: Nuk më lejuan të futesha në sallën ku Rama mbajti takimin! Isha i maskuar po më njohën
25 Nëntor, 13:01
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre
24 Nëntor, 18:20
-
Takimi i Ramës në Londër/ Parashikimi i Spahiut për diasporën në Report TV: Maksimumi 6-7% e emigrantëve do votojnë në zgjedhjet e 2025!
24 Nëntor, 15:47
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Opozita nxit akte antishqiptare në tokë të huaj! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49