Rama thyen heshtjen për gradaçelën: ‘Mali i Tiranës’ do të ndërtohet! Projekti fitues nuk pati kontestim, sot përbaltet! 'Halli’ im, vizioni zhvillues i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama theu heshtjen, disa ditë pasi politika zien me akuza e kundër-akuza se kush fshihet pas kullës “Mali i Tiranës”.  Në komentin e gjatë, ku i përgjigjet çdo kujt, kreu i qeverisë kujdeset që në nisje të tregojë se fituesi i projektit të realizimit të “Malit të Tiranës” kompania Cebra nuk është aspak një përzgjedhje klienteliste.

“Projekti fitues nuk pati asnjë kontestim për t’u mbajtur shënim dhe u pasqyrua pëlqyeshëm jo vetëm (shumë çuditërisht) në mediat tona, po edhe (aspak çuditërisht) në disa media të specializuara ndërkombëtare për zhvillimet më të reja arkitektonike nëpër botë. Në grupin danez bënte pjesë edhe një arkitekt i ri shqiptar, me banim në Danimarkë. Në momentet e fitores së konkursit ai tha shprehimisht: Do t’u telefonoj tani prindërve të mi në Elbasan dhe do t’u them, para se të thoni herë tjetër që në Shqipëri nuk ia del dot askush pa miq e pa rryshfet, mos e harroni rastin tim e të kolegëve të mi danezë, që erdhëm pa njohur askënd dhe pa pikën e besimit se konkursi ishte real, por do të kthehemi në Danimarkë të lumturuar nga eksperienca fantastike që patëm me organizimin e me seriozitetin mbresëlënës të këtij konkursi.

Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile, që përgjatë këtyre ditëve të zhurmshme të gushtit politik, pati kryefjalë të akuzave dyshimin se kulla ishte shpërblim për Foltoren, Edi Rama i rezervon një përgjigje të gjatë, duke ironizuar përpjekjet e tyre për ta lidhur ndërtimin e kullës me prapavijën politike.

“Fillimisht një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste, u mblodh tek rrethimi i kantierit për të vënë kujën e tij karakteristike të kundërshtisë qorre, duke hedhur pjesën e vet të baltës rreth hurit të mullarit të ri, ku shumë shpejt nxituan të turren plot nga të zakonshmit e këtyre rasteve; ca të pagjumë nga drejtësia e re që po u rrethon trojet e xanuna të jetës së tyre publike pa atdhe, din e iman; ca të vrerosur nga dështimet e njëpasnjëshme të revolucioneve të dhunshme, që i plakën kanal më kanal e portal më portal, po s’erdhën kurrë; ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë, mes të cilëve edhe ndonjë derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jorgan në hyrje të verës së shkuar, plus ndonjë pinjoll i përcëlluar, si thëngjill ende i pazbuluar në nëntokat e xanuna, po edhe ndonjë tjetër akoma, pa lidhje fare me këta, që i’u turr projektit të kullës, si të ishte hartë e vjetër romake që të çon tek zbulimi i një thesari, krijuar këtë herë nga një konspiracion i madh financiar, me prapavijë konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjetër, përveçse nga unë dora vetë, që u hidhkërkam kocka kundërshtarëve nga frika se mos më kafshojnë me gojën e tyre të mosozotshme, ku thuajse s’ka mbetur asnjë dhëmb.

Edhe padinë e dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike e quajti letër anonime që I mbërrin drejtësisë në një kohë kur po merret me cështje serioze të korrupsionit e krimit të organizuar.

U ngrit rrufe edhe padia e radhës për SPAK-un, e cila tanimë është bërë patatja dhe gjella e çdokujt që ka një gur për të hedhur, një dorë për të fshehur a një kunjë për të nxjerrë, duke e detyruar organin më të fuqishëm të akuzës në vend, që për shkak të një legjislacioni të mbingarkuar mbi shpinën e tij, të merret edhe me letrën e fundit anonime, ndërkohë që i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rama thotë se sqarimin nuk po e bën për të përgënjeshtruar akuzat e kundërshtarëve, baltën e së cilëve sipas tij e ndjerë në çdo investim në të mirë të vendit, por për një tjetër arsye:

“Halli im këtu është fatmirësisht më i rëndi dhe më i thjeshti! Si të nxjerrim maksimumin e fuqisë rrezatuese dhe tërheqëse për Tiranën, duke realizuar një tjetër kullë ikonike, të cilën nuk e financon e as e ndërton shteti, po e mundëson marrëveshja krejt private mes pronarëve, investitorëve, arkitektëve e inxhinierëve, po ku, ama, autoriteti përkatës shtetëror ka jo vetëm detyrën që t’i hapë rrugë zhvillimit legjitim të një prone private, konform vizionit të zhvillimit të kryeqytetit, po edhe të drejtën të kërkojë nga zhvilluesit cilësinë më të lartë të mundshme arkitektonike e inxhinierike.”

Pavarësisht akuzave dhe baltës, kreu i qeverisë thotë se transformimi do vijojë dhe se tërheqje nga kullat nuk do të ketë.

“Teksa gjyqi inkuizicional i kullës më të re do të përmbushë edhe ai misionin e vet të mallkimit të vjetër të çdo gjëje të mirë që mbin në këtë tokë, kulla tjetër e radhës do të shfaqet me patjetër, si një tjetër fryt i pasionit dhe këmbënguljes për Shqipërinë, e për pasojë edhe si ftesë për një tjetër gjyq me mullarin përkatës të baltës së dalë nga thasët e aradhesë së bartësve të mallkimit, sepse mbase ky vend s’do shpëtojë kurrë nga ata që baltën e kanë bukën e gojës

Për ndërtimin e kullës më të lartë multifunksionale në rajon, projekti ekzekutiv është përgatitur nga një prej kompanive më e madhe inxhinierike në botë Arup, ndërsa kompania ndërtuese është NOVA construction 2012 me aksionerë Ilir Shtufi dhe Kujtim Shtufi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:21
Kulla 'Mali i Tiranës', Rama shpotit Bashën: Derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë

1691738831_page.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me debatin për ndërtimin e godinës 65 katëshe pas Teatrit të Operas dhe Baletit e quajtur “Mali i Tiranës”. Përmes një  shkrimi të postuar në faqen e tij të facebook mëngjesin e sotëm kryeministri i quan akuzat për ndërtimin e kullës ikonike, ‘kunja të vjetra, gozhda inatesh, vida xhelozish e jargë zilie’

Ai i përgjigjet tërthorazi edhe akuzës se korrupton opozitën, duke thënë se nuk ka nevojë që t’iu hedhë kocka, se tani atyre s’iu ka mbetur më asnjë dhemb që ta kërcënojnë.

Partisë Demokratike dhe shoqërisë civile, që përgjatë këtyre ditëve të zhurmshme të gushtit politik, pati kryefjalë të akuzave dyshimin se kulla ishte shpërblim për Foltoren, Edi Rama i rezervon një përgjigje të gjatë, duke ironizuar përpjekjet e tyre për ta lidhur ndërtimin e kullës me prapavijën politike.

Ndër reshta nuk lë pa shpotitur as Bashën i cili pak ditë më parë dorëzoi në SPAK kallëzimin penal.

"Fillimisht një grupth që endet nëpër Tiranë me misionin e shpëtimit të Shqipërisë nga murtaja kapitaliste, u mblodh tek rrethimi i kantierit për të vënë kujën e tij karakteristike të kundërshtisë qorre, duke hedhur pjesën e vet të baltës rreth hurit të mullarit të ri, ku shumë shpejt nxituan të turren plot nga të zakonshmit e këtyre rasteve; ca të pagjumë nga drejtësia e re që po u rrethon trojet e xanuna të jetës së tyre publike pa atdhe, din e iman; ca të vrerosur nga dështimet e njëpasnjëshme të revolucioneve të dhunshme, që i plakën kanal më kanal e portal më portal, po s’erdhën kurrë; ca me vulë, ca pa vulë e ca me vulëasvulë, mes të cilëve edhe ndonjë derdimen i sapozgjuar, me bluzën e jeshilosur nga djersa e gjumit të stërgjatë, ama me flokët pikë, njësoj si në çastin kur u zhduk nën jë në hyrje të verës së shkuar, plus ndonjë pinjoll i përcëlluar, si thëngjill ende i pazbuluar në nëntokat e xanuna, po edhe ndonjë tjetër akoma, pa lidhje fare me këta, që i’u turr projektit të kullës, si të ishte hartë e vjetër romake që të çon tek zbulimi i një thesari, krijuar këtë herë nga një konspiracion i madh financiar, me prapavijë konsensuale politike, i cili orkestrohet nga kush tjetër, përveçse nga unë dora vetë, që u hidhkërkam kocka kundërshtarëve nga frika se mos më kafshojnë me gojën e tyre të mosozotshme, ku thuajse s’ka mbetur asnjë dhëmb"  shkruan Rama.

Edhe padinë e dorëzuar në SPAK nga Partia Demokratike e quajti letër anonime që i mbërrin drejtësisë në një kohë kur po merret me çështje serioze të korrupsionit e krimit të organizuar.

"U ngrit rrufe edhe padia e radhës për SPAK-un, e cila tanimë është bërë patatja dhe gjella e çdokujt që ka një gur për të hedhur, një dorë për të fshehur a një kunjë për të nxjerrë, duke e detyruar organin më të fuqishëm të akuzës në vend, që për shkak të një legjislacioni të mbingarkuar mbi shpinën e tij, të merret edhe me letrën e fundit anonime, ndërkohë që i ka duart e zëna seriozisht me patate gjithnjë e më të nxehta të korrupsionit dhe krimit të organizuar"

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 12/08/2023 04:27

    pse nuk e nderton kullen tek bulevardi i ri ,,por do te prishesh lulishten,.mor legen...

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2023 04:10

    3 mandate dhe ketij ka filluar t'i hyje vetja ne qejf! Kur fillove te fitoje ne fillim, u zgjodhe sepse rregullove fasadat e ndertesave dhe hoqe kioskat qe e mbyten Tiranen,por nuk te zgjodhen qe te zevendesoje kioskat me kulla.Dhe mos u perpiq te justifikohesh qe nuk ka pasur kundershtim.Je me fat se ke te besh me shqipo qe u pelqejne vetem dy gjera,njerezit e forte dhe te qenet nen ombrellen e nje shteti me te forte.Ne fakt,ne keto 32 vjet vetem dy here jane ngritur me force e zemer shqiptaret-kur permbysen komunizmin dhe kur ndaluan armet kimike.Ju politikanet i keni tredhur i keni bere t'ju thone lepe-peqe.Prandaj tani ti S.O.B.thua qe kulla do te ndertohet se e di qe ke dele te vdekura perreth.Halli jot eshte si te ndertosh nje tjeter kulle,nje tjeter shemtire sepse per vete shijon sarajet e fshatit Surel(qe po te ishe ne kohen e Xhaxhit do i kerkoje babushit qe te t'a rregullonte te mos flije as edhe nje nate kur ju dergonin ushtar,ose me pune fizike,jo me te jetoje atje),jo pluhurin dhe stresin e Tiranes,ato ua ke lene njerezve te thjeshte,kurse halli jone eshte t'ju qerrojme ju te gjitheve,ty,Berishen,Meten nga politika.E keni mbushur kupen!

    Përgjigju
  • Eros: 12/08/2023 01:38

    Po populli e konrestoj? E pyte nje here? Se ndoshta 99% e atyre qe po lexojme dhe mendojne jane per jo, smund te merret parku per beton sado e bukur mund te jete ndertesa, me vje keq o i gjati Rama po ske asnje dallim me saliun e kioskave te parku rinia.

    Përgjigju
  • Vetingu: 11/08/2023 14:41

    Nese do te bejme vetting: 1. Sali Berisha, lindur ne Tropoje, familje normale fshatare, arsim te larte mjekesi, mjek; ish antar i PPSH dhe ish sekretar i saj; ish President, Kryeminister, deputet, kryetar partie; me gjasa i rekrutuar ose ne kontakte bashkepunimi te fshehte me vende apo fuqi te huaja si SHBA, UK, France dhe Itali; me shume gjasa pergjegjes direkt per abuzim pushteti, korrupsion dhe lidhje te fshehta me krimin e organizuar. Nuk evidentohet perdorues alkoli, droge, pergjithesisht ruan etiken ne komunikim dhe te sjellur, rigoroz ne raportet me familjen. 2. Edi Rama, lindur ne Tirane, familje nomeklature e larte komuniste kryeqytetare, arsim te larte mesues vizatimi, lektor; kuader i ri enverist; bashketbollist, emigrant, minister, kryetar bashkie, kryeminister, deputet, kryetar partie. Me gjasa i rekrutuar ose ne kontakte bashkepunimi te fshehte me vende apo fuqi te huaja si Gjermani (ndoshfa edhe lindore), SHBA, UK, France dhe Itali; me shume gjasa si pergjegjes direkt per abuzim me pushtetin, korrupsion dhe lidhje haptazi me krimin e organizuar.Evidentohet perdorues alkoli, dyshohet edhe droge, per te deshiruar etika ne komunikim dhe te sjellur, i njohur per te kaluaren e cthurur ne raportet me familjen. 3. Lulzim Basha, nuk plotson kriter as per tu listuar ne vetting konsideruar qe, nga prapanice-fshires per kandidatin e identifikuar ne piken 1 me lart, ne dekaden e fundit, ne fillim par-time dhe prej tre vitesh full-time, te njejtat sherbime i ofron per kandidatin e identifikuar ne piken 2, ose ofertuesit me te pare nga Rruga e Ambasadave tek ajo e Elbasanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja