PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha dhe ajo nga Lulzim Basha, nuk i ka shpëtuar asnjëherë krahasimeve, qoftë nga politikanë, analistë, por edhe qytetarë. Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim të tillë, teksa vlerësoi më tepër kundërshtarin e tij të "përjetshëm" Berishën, sesa Lulzim Bashën.
"T'i japim Çezarit atë që i takon...Saliu krahasim me Lulin, më i vështirë më i egër, por i dilte gjësë përpara. Nuk iku nga zgjedhjet. Luli gënjeshtar, gënjen sikur këndon. Tha Këshilli i Europës vendim politik, hoqi vëzhguesit nga zgjedhjet. Rrena e dytë mbulon të parën, pastaj del me rrenën tjetrës", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Opozita e Bashës ka dështuar, drejtimin e ka marrë Ilir Meta (VIDEO)












