Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka pritshmëri që presidenti të zgjidhë krizën politike, pasi sipas tij, Meta nuk është mbi palët, por ka marrë drejtimin e opozitës. Teksa kreu i shtetit ka njoftuar se e pret në Presidencë deri në orën 13:00 për të zhvilluar takimin mbi situatën politike, Rama ka konsumuar kafenë e mëngjesit me banorët e njësisë nr.4 në kryeqytet, takim i përditshëm që kryeministri ka zhvilluar gjatë fushatës elektorale. Ai tha se opozita e Bashës ka dështuar, për këtë arsye drejtimin e ka marrë Ilir Meta.

"Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë", tha Rama.

Është përfolur se nga takimi i sotëm që Meta zhvilloi me Bashën dhe krerët e tjerë të partive politike në Shqipëri, do të dalë një datë e re zgjedhjesh. I pyetur nga banorët,  ai ka theksuar se një vendim i tillë do të ishte dy herë antikushtetues, pasi presidenti ka të drejtën për të caktuar një herë datën e zgjedhjes, jo ta zhdekretojë atë, e aq më tepër të caktojë një datë të dytë, përtej çdo afati.

"Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan…”,tha Rama. 

VIDEO/Takimi i plotë i Veliajt dhe Ramës me banorët te Njësia-4

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:50
Rama: T'i japim Çezarit atë që i takon, Saliu krahasim me Lulin...

PD-ja e drejtuar nga Sali Berisha dhe ajo nga Lulzim Basha, nuk i ka shpëtuar asnjëherë krahasimeve, qoftë nga politikanë, analistë, por edhe qytetarë. Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim të tillë, teksa vlerësoi më tepër kundërshtarin e tij të "përjetshëm" Berishën, sesa Lulzim Bashën.

"T'i japim Çezarit atë që i takon...Saliu krahasim me Lulin, më i vështirë më i egër, por i dilte gjësë përpara. Nuk iku nga zgjedhjet.  Luli gënjeshtar, gënjen sikur këndon. Tha Këshilli i Europës vendim politik, hoqi vëzhguesit nga zgjedhjet. Rrena e dytë mbulon të parën, pastaj del me rrenën tjetrës", tha Rama.

Ora 10:33
Meta datë të re për zgjedhjet? Rama: Të bëjë ç'të dojë, por është 'nul'

Mendohet se nga takimi i sotëm në presidencë me Bashën, dhe më pas me krerët e partive të tjera në vend, do të dalë një datë e re zgjedhjesh. Pyetur lidhur me këtë vendim, Rama tha se sërish do të ishte "nul", pasi i vlefshëm është vetëm dekreti i parë i presidentit, jo zhdekretimi i tij, e aq më tepër caktimi i një date të re.

"Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur Kushtetutën e lexon në filxhan…”,tha Rama.

Ora 10:32
Rama: Ç'kam hequr unë me Metën për Reformën në Drejtësi... i frikësohej shumë

Një nga argumentet që ka dhënë kryeministri Edi Rama për vendimin e kreut të shtetit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, është se Meta ka frikë nga Reforma në drejtësi. Sot në takimin me banorët e Tiranës, ka zbuluar një moment teksa ka diskutuar me Metën, për Reformën, duke thënë se e kuptoi që ai po i trembej shumë.

"Çfarë muhabetesh, ç'a bisede...Çfarë kam hequr unë për Reformën në Drejtësi me Metën...pupupu, frikë e madhe", tha Rama.

Ora 10:17
Rama: Meta ka marrë drejtimin e opozitës! Sa herë dështon Luli, ndërhyn ai

Kur presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim 20 minutësh me kreun e PD-së Basha, nga kafja me banorët, Rama ka komentuar qëndrimin e tij në këtë krizë politike, sipas së cilit nuk është aspak i paanshëm. Ai tha se Meta ka marrë drejtimin e opozitës, duke qenë se kjo e fundit tashmë ka dështuar.

"Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli, ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi ca bëjmë", tha Rama.