KORÇË – Tifozët u dhunuan nga një polici që mbron qeverinë nga populli dhe që është katandisur në një çetë barbarësh, ku është arritur niveli më i lartë i krahinorizmit në planet.
Kështu ka deklaruar sot nga qyteti i Korçës, kryesocialisti Rama, duke prezantuar programin e PS-së “Për një rilindje shqiptare”. Ai e ka konsideruar rrahjen e tifozëve si një “rrahje masive ndaj sportdashësve, pasi në stadium bërtitën kundër qeverisë dhe u dhunuan nga një polici që mbron qeverinë nga populli, jo popullin nga krimi, nga një polici e katandisur në një çetë barbarësh ku është arritur niveli më i lartë i krahinorizmit në këtë planet.
Policia u turret tifozëve”, - tha Rama, -“jo sepse ata ushtrojnë dhunë, por sepse bërtasin kundër Qeverisë. Kjo mund të jetë parë vetëm në filmat e realizimit komunist kundër Zogut.
Sportdashësit kanë të gjithë të drejtën e botës të jenë shumë të revoltuar, sepse i kanë besuar tradicionalisht PD-së dhe si të gjithë ata që kanë shkuar qorrazi pas saj, po ndjejnë në zverk, hurin e Partisë Demokratike. Kjo është një arsye më shumë pse më 23 qershor shqiptarët të rrëzojnë Berishën”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com