/ATSH-Gjergji Mima/ -Kryeministri Edi Rama ishte dje në Paris ku mori pjesë në marshimin e paqes dhe në homazhet për tragjedinë e gazetës satirike Charlie Hebdo ku u vranë 12 persona.

Kryeministri Rama i shprehu ngushëllimet Presidentit të Francës, Francois Hollande dhe nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook" shkruan : "Tirana me shpresën e një rizgjimi europian teksa një egërsirë synon ta mbysë Europën e përhumbur në fletoren e llogarive".

"Tirana me shpresën e një rizgjimi europian teksa një egërsirë synon ta mbysë Europën e përhumbur në fletoret e llogarive", shkruan Kryeministri Rama në "Facebook".