Rama: Tre ligjet u kthyen nga PD
nëpërmjet Presidentit Nishani

Rama: Tre ligjet u kthyen nga PD<br />nëpërmjet Presidentit Nishani
TIRANE - Në konferencën e mbajtur sot, për tu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve të bërë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek kthimi i ligjeve në Kuvend për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani. Sipa kryeministrit, tre ligjet janë kthyer mbrapsht nga Partia Demokratike nëpërmjet Presidentit.

Kryeministri Rama nënvizoi se ligjet do të rivotohen sërish pasi Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, duke paralajmëruar kështu edhe rastin e një kthimi të mundshëm të reformës territoriale nga Presidenti. Megjithatë Rama u shpreh se pavarësisht sulmeve të presidentit, që siç i cilësoi ai janë të parat në histori ndaj qeverisë, nuk do të ndodhë e anasjellta nga ana e mzhorancës.

“Unë nuk e besova dje që Presidenti kishte mbledhur të zgjedhurit vendor të PD për ndarjen e re territoriale dhe pata përshtypjen se zyra e shtypit kishte pasur ndonjë gabim teknik, që mund ta ketë bërë më parë, që Presidenti takon të zgjedhurit e PD dhe i pyet si e mendoni ju këtë. Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, por duhet ta dijë që do t’i kthehet mbrapsht çdo dekret, pa humbur kohë, me argumentat që vijnë nga goja e Presidentit. Të gjithë argumentat ishin të PD dhe kjo është për të ardhur keq. Koha kur nga kjo godinë hidheshin gjyle balte mbi godinën e Presidentit ka vdekur bashkë me qeverinë që iku më 23 qershor. Në nuk e sulmojmë Presidentin, ai është i pari në histori që sulmon qeverinë. Sa për dekretet ato do të kthehen menjëherë. Tre ligjet i ktheu PD nëpërmjet Presidentit.” nënvizoi në fjalën e tij kryeministri. 

Vijon...

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos