Rama tregon mesazhin e mikes së tij: Basha fle 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi takimet e kryedemokratit Lulzim Basha ku sot ka ndaluar në 9 qytete.

“Nuk e kam marrë telefonin me vete po më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në një moshë goxha ta avancuar dhe më shkruante nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. S’ka problem po ça sfide. Po se dëgjon tha Luli na ka sfiduar që në nëntë ditët e fundit do bëjë nëntë takime nga Tropoja deri në Sarandë. Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë dhe disa me sfida, me llafe. Rëndësi sot është që në fund të këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku unë jam këtu me Mirelën, Bledin, Lertin, me të tjerë dhe jemi me kokën lartë. Se pavarësisht se kemi pasur pothuaj katër vite shumë të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Kush voton LSI-PD merr 69, numrin e djallit! Derrin maç do marrin, Ilirin lart dhe Saliun poshtë, ose e kundërta! Ky shi paralajmëron breshërinë e votave për PS!


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani