Rama tregon pse ishte krenar për punën e tij si kryetar bashkie i Tiranës: Jepeshin 96-97 mijë përgjigje në vit me shkrim

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të të Podkastit “Flasim”.

Në një rrëfim ndryshe çifti Grishaj-Osmani folën mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Në fillim të bisedës Arbana Osmani kujtoi kontaktin e parë të vendosur me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur. Ishe personazhi im i preferuar për atë kohë. Shkruaje editorial te revista “Klan”. Ke shkruar dhe shkruan shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Nga ana e tij kryeministri tregoi se letrave i është përgjigjur gjithmonë derisa mu bë e pamundur t’i përgjigjem vetë.


Jam shumë krenar sepse kam krijuar institucionin e parë në Shqipëri që ishte bashkia e Tiranës, ku jepeshin me shkrim për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim, rreth 96-97 mijë përgjigje në vit me shkrim”, u shpreh Rama.

Grishaj tregoi se si në moshën 18-vjeçare kishte udhëtuar për herë të parë drejt Italisë dhe nuk i kuptonte dot sakrificat që bënin emigrantët shqiptarë për të jetuar jashtë, ndaj vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Secili është i lirë ta bëjë zgjidhjen vetë. Nuk është e vërtetë se çfarë gjen kur shkon diku, t’i kompenson të gjitha. Gjithmonë ka diçka që e fiton dhe diçka që e humb”, tha Grishaj.

Grishaj tregoi se filmi i fundit i tij i kushtohet emigracionit dhe bazohet në një histori të vërtetë. “Kemi xhiruar në Meksikë dhe Itali. Në Meksikë gjithçka ka qenë shumë e vështirë, pasi aktorja ishte nga Kosova dhe pasaporta e Kosovës nuk njihej”, tha ai.

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë

Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë