Akt të rëndë anti-kombëtar, e quajti kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sulmet që kryedemokrati Sali Berisha i bëri të mërkurën apelit ndërkombëtar në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që i bëri Kryeministri Edi Rama presidentit Donald Trump në takimin inaugurues të Bordit të Paqes.
Në një postim në Facebook, Balla theksoi se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe e figurave të saj historike është detyrim kombëtar dhe jo çështje për përfitime politike të brendshme. Ato, tha ai, janë në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe të dinjitetit të luftës së UÇK-së. Veç të tjerash, Balla akuzoi Berishën se me qëndrimet e tij po dëmton unitetin kombëtar në një moment delikat për shqiptarët.
"Akt tepër i rëndë anti-kombëtar sulmi i Sali Berishës kundër fjalës mbrojtëse dhe apelit ndërkombëtar të Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në prani të Presidentit Trump, në mbështetje të komandantëve të UÇK"
Çfarë tha Rama në takimin inaugures të Bordit të Paqes?
"Sot presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike disa prej tyre të pranishme këtu, të pranishme këtu, që duhet t'ju vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti president, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh e tatim paguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës. Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu që u ngrit nga rezistenca ndaj spastrimit etnik për t'u bërë paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar në një gjykatë që deri më tani ka dështuar në çdo hap të vetin t'ju përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike. Për hir të Zotit zoti president le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish" tha Rama më 19 shkurt.
Komente











Si nusja e perdal qe fut ne sherr kunatat
Përgjigju