Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët online ka shpjeguar edhe një herë se pse u shty fasha 800 kilovat për konsumatorët.
'Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës, dhe të mos e vendosim në muajin tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi reshje që janë shtuar, edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe posaçerisht në Fierzë ku është edhe burimi i energjisë dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët sesa parashikimi dhe duke qenë se nevoja është më e ulët se parahikimi, atëherë ne këtë nevojë mund të vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Kjo është e gjitha. Dhe nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse edhe reshjet do të vazhdojnë, atëherë ne do ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin tetor. Në muajin nëntor do të vendose fasha, duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat, ky është objektivi. E dyta, është e pavërtetë që nuk janë shtuar burime të reja energjie, madje ka një të vërtetë tjetër dhe nuk dua të zjatem shumë këtu se ka shumë pyetje dhe komente, që ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private nga qeveria e mëparshme, të cilat me detyrimin e marrë nga qeveria për parablerje, sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit, janë rreth 0.8 terra, nuk janë pak, burime të reja energjie, shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit.'- u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se të ardhurat nga energjia elektrike përdoren për të mbrojtur qytetarët.
'Nëse ka sot një mburojë mbi çmimin e energjisë dhe nëse sot familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk kanë asnjë qindarkë rritje të çmimit krahasuar me ditët dhe vitet përpara fillimit të kësaj krize që po sjell rritje marramendëse çmimesh të energjisë elektrike dhe të gazit në të gjithë Evropën, kjo vjen si rezultat i faktit që ato lekët plus që dalin nga rritja e tw ardhurave për shkak të rritjes së çmimeve përdoren për të kompensuar këtë diferencë. Ju ka ardhur fatura e energjisë, shikoni faturën e energjisë sepse kemi vënë një shënim aty. Dhe bëjeni atë shumëzim që ju kemi sugjeruar të bëni midis çmimit që ju e paguani energjinë dhe çmimit real dhe në atë diferencë është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin tuaj. Është qeveria shqiptare, e cila mbron çmimin e biznesit dhe kapaciteti mbrojtjes vjen pikërisht nga fakti se ato të ardhura plus përdoren pikërisht për të mbrojtur çmimin e energjisë.'- tha Rama.
Lajmi kryesor: