Rama tur falenderimesh në Gjirokastër: Njerëzit s'na kanë votuar se janë të kënaqur me ne, por sepse besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin

Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama u shpreh se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, është për faktin s njerëzit kanë pritshmëri ndaj tyre.

‘Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur. Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin. Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.

Rama gjatë takimit me qytetarët është shprehur se kur PS mori mandatin në Gjirokastër, qyteti kishte vetëm një hotel e gjysmë ndërsa tani Gjirokastra vizitohet nga 600.000 turistë krahasuar me 200.000 në vitin 2022.

“Sa herë që vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Po kujtoja që në 2022-shin në Gjrokastër e kemi mbyllur me 200.000 vizitorë, ndërsa tani me 600,000 turistë kjo tregon dhe punën që është bërë. Kur e kemi nisur e kemi gjetur Gjirokastrën me 1 hotel e gjysmë”, tha ai.

Në fjalën e tij Rama u shpreh janë shumëfishuar turistët në Gjirokastër, ndërsa shtoi se synon që nurmin e turistëve ta çojnë në gjysëm milioni në këtë qytet.

‘Kemi shumëfishuar turistët, por është plotësisht i mundur që numrin e turistëve në Gjirokastër të çojmë në gjysmë milioni.’- tha Rama.

Duke u ndalur tek minoriteti grek, Rama tha se ato jo vetëm që trajtohen mijë, por edhe pijnë në dy nëna.

‘Grekët janë njerëz të mençur, duan të pijnë dy nëna dhe mirë e kanë. Kush thotë që minoriteti nuk trajtohet mirë nuk di gjë farë nga realiteti, jo vetëm që trajtohet mirë por pi dy nëna.’- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Rama vizitë në Lazarat në qendrën e re të përpunimit të bimëve medicinale

Qendra e re e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, në fshatin Lazarat të Gjirokastrës ka nisur nga puna pak ditë më parë, nën drejtimin e bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë.

Nga një ish ndërtesë shkolle e rrënuar dhe një terren publik, pa asnjë funksion për banorët, me investimin e bashkisë në bashkëpunim me fermerët e zonës, u shndërrua në një qendër moderne me teknologji bashkëkohore për mbledhjen dhe përpunimin e bimëve mjeksore një pasuri shumë e madhe natyrore që ka Lazarati dhe më gjerë.

Kryeministri Rama u ndal sot në qendrën e re të grumbullimit për t’u njohur nga afër me insvestimin.

“Kjo është ndertesa, e cila ishte një ish ndërtesë shkolle e rrënuar, u përdor shumë pak si shkollë e ndërtuar me një investim publik për të ardhur keq në vitin 2009 dhe pastaj u abandonua. Komplet një terren publik i abandonuar dhe pa program, pa projekt në të cilën nuk gjeti zbatim as për vetë banorët e Lazaratit. Prej dy vitesh bashkia në bashkëpunim me gjithë çunat, edhe fermerët e Lazaratit që janë njerëz shumë punëtorë, dakordesuan dhe ndërtuan këtë projekt Gjithë ideja është e përpunimit të një pasurie shumë të mëdha natyrore që ka Lazarati, por edhe zona më gjerë, deri në Lunxhëri dhe Libohovë në bimë mjekësore, për t’i marrë, për t’i përpunuar. Ka një kërkesë shumë të madhe dhe sot është bërë me një investim të bashkisë dhe të donatorëve qendër e përpunimit të bimëve medicinale që është inauguruar pardje. Është krijuar dhe shoqata e fermerëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Lazarati, por dhe fermerë rreth e rrotull për t’i mbledhur dhe për t’i përpunuar.”- shpjegoi Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ndërkohë një prej sipërmarrëseve të zonës teksa vlerësoi mbështetjen e marrë nga bashkia, për këtë qendër tha se pasuria e zonës në varietete të larmishme të bimëve medicinale, do të jetë një gjenerues në aspektin ekonomik dhe të punësimit.

“Është për tu vlerësuar dhe fakti që këtu, në bazë të studimit që ne kemi bërë, zona e Gjirokastrës kultivon dhe rriten diku tek 400 lloj varietete të ndryshme të bimëve medicinale. Jemi një nga vendet më të pasura, thuajse dhe në rang bote, pasi materiali dhe vetë formacioni i lëndës është i tillë. Ne, përveçse do donim që kjo qendër të ishte funksionale në aspektin ekonomik të saj të gjenerimit të fondeve, sigurisht që duam ta përfshijmë edhe në skemën e rrugëtimeve aromatike pasi të gjithë plantacionet që do krijohen në zonë, do kishim dëshirë të ishin dhe të vizituara dhe nga turistët.” – u shpreh ajo. 

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë për ngritjen e qendrës duke theksuar se më mbështetjen e duhur, mund të bëhet një industri e lehtë e qëndrueshme që ti japë të ardhura gjithë zonës. “Ne këtë sh.p.k që keni krijuar ju duhet ta fuqizojmë me çdo kusht, t’i japim mbështetje që edhe të shohin të tjerët dhe të bashkohen dhe që të bëhet një industri e lehtë e qëndrueshme dhe t’i japë të ardhura gjithë zones.”

Ora 12:53
‘Jeni ju zoti Rama?’ Kryeministri batuta me turistët në Gjirokastër: S’jam atraksion turistik

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Gjirokastër për turin e falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 majit.

Teksa ka inspektuar dhe punimet e parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, Rama është 'përballur' dhe me disa turistë të cilët janë habitur kur kanë parë kryeministrin.

Madje një nga anëtarët e grupit e ndaloi dhe i foli, por Rama me batutë tha se ai nuk është atraksion turistik.

Biseda:

Turistja: Jeni ju zoti Rama?

Edi Rama: Po, por nuk jam atraksion turistik.

Turistja: Njerëzit kanë dëshirë tju njohin.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 29/05/2023 06:07

    Qekur ka shkuar drejtuese qarku e PS mesuesja e frengjishtes Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjedh me njeri ne Gjirokaster. Bile Mirela edhe shpenzimet qe ben kur shkon atje nuk merr fare dieta dhe nafte nga Ministria, por i ben nga xhepi i vet.

    Përgjigju
  • PELO: 28/05/2023 21:55

    Gjirokastren e ke trasformuar hallall.Nje amanet kam,mos na i levize keta Drejroret e nDermarrjeve ne rreth se do na marresh ne qafe.Keta Drejtore kane nga tre mandate Drejtora dhe e kane bere kargon. po na i hoqe na more ne qaf,se te rinjete qe do vendosesh do fillojne nga e para te rregullojne veten,te sistemojne ne pune fisin.Pranaj te lutem mos na i hiq.Jemi mesuar me keta.Pastaj nuk ka dhe kush i zevendeson,ska njerez,kan ikur.

    Përgjigju
  • Ela: 28/05/2023 18:55

    Shume e vertet te gjithe po presim projektet e ardhshme qe do beni

    Përgjigju
  • Ina: 28/05/2023 17:12

    Njerzit kane besim se ju do te mbani cdo premtim qe keni dhene ne fushaten tuaj elektorale

    Përgjigju
  • Era: 28/05/2023 17:10

    shqiperia mund te ece perpara vetem me edi ramen dhe skuadren e partise socialiste

    Përgjigju
  • Roni: 28/05/2023 16:50

    Keni bere investimet e duhura ne gjirokaster

    Përgjigju
  • titi: 28/05/2023 16:36

    njerzit duan ate qe punon jo ate qe vjedh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen