TIRANE- Në Kurban-in e Edi Ramës nuk janë përmendur shumë personazhe. Por më shumë se 20 prej tyre janë analizuar mirë. Gazeta "Shqiptarja. com" publikon sot atë që mendon kreu i PS për njerëzit me të cilët ka bashkëpunuar në gjithë këto vite. Mes tyre, Fatos Nano, Albert Brojka, Fatos Lubonja, Fidel Ylli, Mithat Havari, Bashkim Shehu, At Zef Pëllumbin, Baba Reshatin, kryeministrin Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, Metën, Muç Nanon, Tanin e TOP-it dhe Carlo Bollinon.
JA DISA NGA PERSONAZHET Porosia e KristaqitKristaq Rama: Asgjë nuk vlen më shumë sesa të lësh pas një kujtim të mirë
Edi, si e shohinKa pasur Edi Ramë tjetër apo ai kam qenë unë? Sigurisht që ai kam qenë unë, por unë sjam më ai, do të thoshte Andi Bushati
Për Albert BrojkënS’kemi fonde për ta rregulluar tavanin, tha me t’u ulur pranë kovës paraardhësi Albert Brojka, duke ngritur sytë me gojën gjysmë të hapur nga qielli
Fatos Lubonjën e humba nga politikaSe harrova kënetën nën ballkonin e shtëpisë. Si mund ta harroj, e kam aty, kushedi edhe sa kohë pas përfundimit të këtij rrëfimi ajo do të jetë aty, ana tjetër e medaljes së suksesit, pamja tjetër e historisë së ndryshimit, madje ajo e vërteta, do të thoshte shpotitës Fatos Lubonja. Fatosi është një miqësi e dashur, që e humba kur zbrita në arenën politike.
Si u njoh me Fatos Nanon Me Fatos Nanon më bënë mik, pa e njohur,letrat që nxirrte nga burgu i Sali Berishës dhe bisedat e ngrohta përpara kthimit tim të paparashikuar nga Parisi. Më tej, ma lëkundën fillimisht fort respektin perversitetet e kthyera në instrument lufte politike gjatë katharsisit e KPD famëkeqe të vitit 2001, e pastaj marrënoi si befasi e paparafytyrueshme flirti i tij mendjelehtë e zvjerrdhës deri në shpërfytyrim me vetë Saliun, që e coi në pikën e hallit.
Batuta e Robert ÇamçakëzitNëse koha do të mund të kthehej mbrapsht, sdo ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin “me shfaqje
të huaja” të portit të Durrësit në një film kult të socrealizmit për heroin e klasës punëtore Adem Reka. E vërteta është se për dreq, ai parazit simpatik që rrumbullohej paq...ngjante kiamet me Fatosin e kohës së katharsisit të bubullishëm nëpër pijetoret e katundeve të Shqipërisë.
(Mendimet e tjera për Nanon, Berishën, Metën, gazetarët, gjyqtarët e Tiranën, Gërdecin e fotot lakuriq mund ti lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4396
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
Carlo Bollino: Nga Franca paralajmërim për Berishën, populli mund të bashkohet kundër opozitës kur e konsideron më të rrezikshme se qeverinë
9 Korrik, 13:16