Rama u premton banorëve në Kombinat: Do merrni aq truall sa keni! Në Farkë, kishin një shtëpi 4 kurora, tani kanë katër banesa

Kombinati ka nisur prishjet e pallateve të vjetra, të cilat janë zbrazur nga banorët që janë sistemuar me bonus qeraje e do të vijojnë me qeranë e paguar nga shteti, deri kur të ndërtohen apartamentet e reja.

Kryeministri Edi Rama sot ka inspektuar prishjen e pallateve nga ku u ka premtuar qytetarëve se do të marrin një për një shtëpitë e reja me gjithë truall.

"Ajo që them unë nuk është mendja ime është një shtet i tërë që merret me këtë punë.  Kush ka biznes do marri biznes. Ke x metra katrorë farmaci do marrësh x metra katrorë. Të gjithë komplet do marrin me firmë dhe vulë biznesin", tha Rama.

Një merak i qytetarëve ishte dhe se sa shtëpi do marrin ata që kanë më shumë se një kurorë. Rama u premtoi se do të marrin shtëpi në varësi të kurorës, ndërsa ka dhënë këtu edhe shembullin e Farkës.

"Nëse je me 6 kurora në një shtëpi do marrësh 3 shtëpi. Nuk e bëj unë këtë është me ligj. Dhe po të them  një shtëpi  e shembur. Shko në Farkë, kryetari i PD thotë kishin një shtëpi  4 kurora tani kanë katër shtëpi. Ik shko e  shife është e vërtetë", tha Rama.

Pas premtimit të Ramës, qytetari i  tha se nëse e bën këtë ai është i fituar në Kombinat në zgjedhjet e ardhshme. "Nëse e bën këtë je i fituar në Kombinat nëse s'e bën je i  humbur", tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Rindërtimi në Kombinat, nis shembja e 9 pallateve të para! Veliaj: Të gjithë do trajtohen me bonusin e qirasë derisa të marrin çelësat e shtëpisë së re

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën në terren me lagjen e re që do të rindërtohet nga e para në Kombinat, ku ka nisur sot prishja e 9 pallateve të para, nga 23 që do të shemben gjithsej në këtë zonë mjaft të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, sëbashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishin sot në kantierin e dytë më të madh në Tiranë të Programit të Rindërtimit, për prishjen e pallatit të parë, i cili do t’i hapë rrugën sheshit të madh të transformimit të të gjithë kësaj lagjeje sipas projektit të arkitektit italian Marco Casamonti.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se qytetarët kanë qenë mjaft bashkëpunues në të gjithë fazat e këtij procesi, për të cilin janë kryer dhe dëgjesa publike për çdo objekt të vlerësuar nga ekspertët për tu shembur.

“Pallati numër 152, kategoria DS5, është një nga 9 pallatet e para që tashmë e ka dhe lejen e prishjes dhe të gjitha procedurat e ndërhyrjes. Ka rënë gjysma e pallatit. Janë të gjitha muret guri. Themelet kanë qenë një sajesë. Një tërmeti tjetër nuk do i bënin ballë. Në total janë 23 pallate që do prishen. Në 9 të parat kemi emetuar lejen, sipas të gjithë procedurave, me njoftimin dhe gjithë dakordësinë dhe do vazhdojmë 9 e nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha. Të gjithë banorët kanë qenë bashkëpunues,” u shpreh Veliaj.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Kombinatit se do vijojnë të marrin bonusin e qerasë deri ditën që do futen në apartamentin e ri.

“Të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qirasë, i cili do të vazhdojë deri ditën që do marrin çelësat e shtëpisë së re. Në total kemi 2600 familje me bonusin e qirasë, të cilin qeveria e buxhetoi edhe në buxhetin e ri,” u shpreh Veliaj.

KombinArt që do të jetë një lagje shumëdimensionale ku qytetarët do të kenë mundësi të ndërveprojnë midis tyre, duke krijuar sinergji te reja dhe duke ndërtuar një komunitet të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës. Krahas banimit, do të ofrohen hapësira të reja për koncerte, ekspozita, instalacione arti, evente të ndryshme artistike, duke u prezantuar si një qendër e re e jetës artistike dhe kreative në qytet, në përputhje me politikat urbane për zhvillimin e poliqendrave te reja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 02/12/2020 18:50

    Sa rregullohet nje rruge apo qytet,,,nuk te le zoti rehat te rras nje termet,,,dhe prape QELBEN RRUGET --TROTUARET NE KOMBINAT E KUDO...

    Përgjigju
  • Opinion: 01/12/2020 21:14

    Sh bukur,po duhen prish gjithë Pallatet e vjetër e të ndërtuar në vitet 60 e deri te pre_fabrikatet e shëmtuar..!!

    Përgjigju
  • Kombinatsi: 01/12/2020 19:59

    Je figure o Edo te rujt Zoti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë