Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Rama thotë se ai nuk punon për të jetuar, por jeton për të punuar.
Në përgjigje të komentuesve në rrjetet sociale, Rama tha se ai gjatë 12 viteve në qeveri mund të ketë ngrëne 30 herë në restorant, nga këto 25 me familjen.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen, për fëmijët tanë, por është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që s’kam lidhje fare me këto. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin. Është gjëja më normale për mua që përgjithësisht të ha një vakt në darkë dhe në darkë në shtëpi rregullisht. Në drekë tek ajo tavolina aty mbrapa nëse ha drekë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por s’bëjmë avokatin e askujt! Ironi me opozitën: Si ka mundësi që Sorosi ka hyrë në BE dhe po hap zyrë në Shqipëri?!
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Sa herë krenoheni me këtë BE', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Stacioni i shpëtimit tonë kombëtar nga hijet e së shkuarës
16 Mars, 20:05
-
I premtoi të voglit nga Tropoja se do t’i hapë TikTok-un më 12 maj, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës: Hiç shkoll, veç TikTok t’keqen gjyshi (VIDEO)
16 Mars, 18:41
-
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Peleshi: PS synon 7 mandate në Korçë! Nuk kemi hyrë ndonjëherë në garë për barazim
16 Mars, 18:13
-
Tragjedia në Maqedoni të Veriut, Rama: Të gatshëm për çfarëdo lloj ndihme! Begaj: I tronditur! Spiropali: Kurajo popullit maqedonas
16 Mars, 10:11
-
Hapja e tunelit të Murrizit, Rama: Na e mori shpirtin derisa e lidhëm krejt si duhej Rrugën e Arbrit! Qytetarët: U plotësua ëndrra shekullore e dibranëve
16 Mars, 08:46
-
'Pse s'dolët sot live në TikTok?!' Rama ironizon Berishën me tre bufat e kënetës pas protestës së dështuar për rrjetin social
15 Mars, 22:27
-
Balla nga Librazhdi: 17 vite më parë, korrupsioni i Sali Berishës vrau 26 shqiptarë dhe 4 më 21 Janar 2011 për të mbrojtur korrupsionin!
15 Mars, 19:15
-
‘Ai që zgjodhën në primare humbi në kënetë’/ Rama mesazh demokratëve në Kavajë: Hajdeni me ne në BE, lëreni bufin
15 Mars, 18:32
-
Rama ironizon koalicionin e Berishës: Mjafton të shikoni Gjuzin tonë dhe Gjuzin e atyre për të votuar në 11 maj
15 Mars, 18:22
-
‘Shpërthimi dhe gjaku i korrupsionit!’ Braçe mesazh në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit: Drejtësia e re kërkon të mbyllë çështjen, ka frikë të prekë përgjegjësit
15 Mars, 18:19
-
Preç Zogaj: Zgjedhjet që nuk ndryshojnë asgjë
15 Mars, 17:44
-
‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron për herë të parë prapaskenat e Namazgjasë pas 'shashkës' së kandidates
15 Mars, 17:19