”Drejtorë legena”, Rama thërret nesër mbledhje kryesie të PS: Janë të përfshirë në korrupsion

TIRANË-  Arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë nuk janë përmendur nga kryeministri Rama, sot në mëngjes kur mblodhi me dyer të mbyllura grupin parlamentar. Por i shqetësuar për performancën e disa drejtorëve të tij, Rama ka urdhëruar nesër në mëngjes një mbledhje kryesie të Partisë Socialiste si dhe më pas një mbledhje analizuese me të gjithë deputetët.  Burimet thanë për Report TV se Rama ishte drejtuar me këto fjalë grupit parlamentar.

 Kemi disa drejtorë legena që na nxijnë fytyrën duke u përfshirë në korrupsion e keqmenaxhim. Performanca e tyre është larg pritshmërisë së publikut.

Edi Rama, kryeministër

Më tej Rama ka urdhëruar deputetët e Partisë Socialiste që të enjten të mos mungojë askush në seancën plenare dhe të gjitha votat të jenë pro vendimit për të mbyllur të gjitha lojërat e fatit. Mësohet se Rama ka thënë se mirëpret çdo votë të opozitës në mbështetje të këtij aksioni të tij. 

Burime të Report TV pohojnë se varianti i ligjit të sjellë nga qeveria do të pësojë disa ndryshime për të përcaktuar më me detaje se si do të mbyllen lojërat e fatit e cilat kategori mund të mbijetojnë. Më tej, Rama është fokusuar tek paketa anti-shpifje, duke ju kërkuar deputetëve që të dërgojnë në gjyq çdo shpifje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 22/10/2018 18:19

    Drejtor legen !!!! Pse se dije ti ? Krye legeni je ti qe i ke ven ne pushtet dhe bejn ca u do qejfi . Po ti para se te meresh me drejtoret e tu meru pak me ata te lil metes dhe te lulishit se ata as po e rrujan fare dhe na ata do ta thyesh qafen jo na te tut ! Se te tut te sollen ne pushtet o sharlatab i semur qe per pak karrier shet dhe tet tem ...

    Përgjigju
  • erma: 22/10/2018 15:19

    dhe nuk i dije?! plot adm me trafikante qe kane nderruar emrin...

    Përgjigju
  • Toni burrel: 22/10/2018 14:28

    Ke nje drejtor te elekrikut ne burrel ka ble karburante toka lokale gjysmen e burrelit ka ble e sdo tja di per njeri e sla gru e goc pa i hyp e ti ju thu legena

    Përgjigju
  • Ilir: 22/10/2018 14:22

    Z Rama, ke gjithe drejtoret, jo vetem ne rrethe,para disa kohe ka thene qe duhet t’i nderroni te gjithe.ndryshe do te nxiheni ma zi.

    Përgjigju
  • Populli: 22/10/2018 14:05

    Jo vetem drejtora por dhe kryetar partie njesie I ke me njolle z kryeminister verifikoi mire se per per pak kohe blene shtepi

    Përgjigju
  • ada: 22/10/2018 12:24

    nuk ke vetem drejtor por jane shume duke futur ketu Gazetare, Anetar dhe te gjithe ato pa perjashtim te Komisioni te Pavarur te Kualifikimit sepese aty eshte korupsioni me i madhe po mbledhin dhe kush nuk jep ngel ne vetting kush jep kalon shife pak ate komisiion te qelbur, qe pa pik turpi gjoja japin drejtesi.

    Përgjigju
    • erma: 22/10/2018 15:21

      prandaj bene lufte palet qe komisioneret te ishin shqipe hajdut, se me te huaj komisionere vetem 5 gjyqtare mbesnin ne gjithe Shqiperine!!!

  • Aga thesin Aga.. Mos haro: 22/10/2018 12:10

    Te jap të drejt kur thua drejtor legena.. Por ca jan shume pak, ke 90%legena e bastard por qe ty nuk ti tregojn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës