Rama uron nga Vlora Pavarësinë
me flamurin kuq e zi e të Kosovës

Rama uron nga Vlora Pavarësinë<br />me flamurin kuq e zi e të Kosovës<br>
Kryeministri Edi Rama ka uruar nga qyteti i Vlorës 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku po zhvillohen disa aktivitete festive.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë uron me një foto të flamurit të kuqezi dhe atij të Kosovës, të cilët i ka bërë bashkë. "Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj GËZUAR 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË", shkruan Rama. 


rama ne vlore
(Urimi i Ramës në Facebook)

Qeveria shqiptare vijon sot në Vlorë aktivitetet për 105 vjetorin e Pavarësisë. Një ditë më parë u zhvillua në Korçë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u nënshkruan 12 marrëveshje të rëndësishme. Kryeministri Haradinaj, ndryshe nga një ditë më parë në Korçë, sot nuk do jetë i pranishëm në Vlorë për shkak të vizitës në Prishtinë të zv/ndihmës sekretares amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper. 

I gjithë kabineti qeveritar i Kosovës është nisur drejt Prishtinës mëngjesin e kësaj të marte. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje