Rama: Veliaj shndërroi Tiranën 
në fytyrën rrezatuese të Rilindjes

Rama: Veliaj shndërroi Tiranën <br />në fytyrën rrezatuese të Rilindjes
Me 31 çerdhet dhe 23 kopshtet e rikonstruktuara plotësisht vetëm në harkun e një viti, Bashkia e Tiranës jo vetëm është bërë dhe një model që duhet ndjekur, por edhe ka treguar se kur ka vullnet dhe vizion gjerat mund të bëhen më mirë dhe më shpejt.

Këta tregues nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga kryeministri, Edi Rama i cili në kuadër të prezantimit të “Rilindjes urbane në arsim”, ka sjellë në vëmendje pikërisht transformimin e të gjithë infrastrukturës arsimore dhe sociale që prek çerdhet dhe kopshtet në Tiranë.  

 “23 kopshte e 31 çerdhe të rindërtuara mbi gërmadhat e trashëguara vetëm një vit më parë, janë fytyra rrezatuese e Rilindjes në Tiranë. Pas katër vjet rrënimi e pluhurosjeje të përgjithshme, që ishte fytyra kuptimplotë e boshllëkut të vizionit, ideve, aftësisë së kryebashkiakut të ikur siç hyri, sot kryeqyteti ka rigjetur drejtimin e duhur”, shkruan Edi Rama në rrjetin social facebook. Por jo vetëm kaq, ai thekson se falë drejtimit të ri të Bashkisë së Tiranës, kryeqyteti është shndëruar në promotorin e Rilindjes Urbane.

 “Tirana po rilind çdo ditë, nën lidershipin shembullor të kryebashkiakut të ri dhe falë edhe programit kombëtar të Rilindjes Urbane, kryeqyteti është kthyer në kantierin e ambicies për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. Qentë le të lehin karvani do ecë përpara”,
mbyll komentin e tij kryeministri Rama ndërsa e shoqëron atë edhe me një album fotosh ku tregohet transformimi I çerdheve dhe kopshteve në kryeqytet.

tirana
pamje
tirana
tirana

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima