Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se vëmendja e BE-së në rajon është si asnjëherë më parë. Ai theksoi se investimet e BE-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare janë diçka “e pandodhur” më parë.
“Nuk është e drejtë që SHBA kanë më shumë vëmendje sesa BE, janë vëmendje të natyrave të ndryshme. Këtu nuk është e po them diçka diplomatike, por diçka të vërtet. Falë politikës së re nga komisioneri Varhely, i cili është personi që BE ka besuar për t’u kujdesur për këtë rajon, ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë. Plani ekonomik është diçka e pandodhur ndonjëherë me parë dhe nuk bëhet fjalë për investime për pak më të mëdha se ato që bëjmë vetë, por shumë më të mëdha se ato qe vende në Ballkan mund të bëjnë vetë. Ishte në territor për të parë disa investime të BE. Ne kemi vendosur një volum të madh të të ardhurash për rindërtimin, por edhe BE ka vendosur gjithashtu.
BE bashkë me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik për ne si Shqipëri dhe rajonin, gazsjellësi Jonianoadriatik. Nis nga Fieri, për të shkuar në Bosnjë dhe Mal të Zi. Fondet për ndërtimin e këtij do t’i japë BE.
Sot kemi një sinërgji të plotë mes SHBA dhe BE! Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Edhe SHBA nëpërmjet figurave të tyre, janë një proces për të shtyrë përpara çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Unë mendoj që ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar qe do të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan, por është një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për një paqe përfundimtare në Ballkan. Paqja nuk bëhet me mikun.
Do citoi fjalën e një miku tonë edhe të Serbisë, Orban i cili ka thënë se “ky proces kërkon durim strategjik’ nuk është një virtyt ballkanik c’është e vërteta, por duhet ta zbatojmë.”, tha Rama.
Lajmi kryesor: