Varhelyi në Tiranë/ Rama: Nëse s'ka datë për negociatat ndahemi nga Maqedonia! Komisioneri: Kërkoj pak më shumë durim, e kryejmë brenda qershorit

Objektivi i Bashkimit Europian është që deri në fund të qershorit të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-së. Kështu bëri të ditur komisioneri i Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi Shqipërisë që të bëjë pak më shumë durim dhe se po punohet intensivisht me Bullgarinë që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët tha se ka njoftuar komisonerin Varhelyi, se nëse nuk hapen negociatat në qershor, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë kjo nuk duhet të jetë prioritet, tha kreu i qeverisë. Por për komisionerin Varhelyi, ndarja me Maqedoninë e Veriut nuk është çështja e vërtetë, por anëtarësimi i të dy vendeve në BE dhe për këtë po punojmë theksoi ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme që prekën 2 zyrtarët, ishte edhe korridori i tetë që pritet të sjellë më afër kryeqytetet e rajonit tonë. Komisioneri tha se BE e mbështet këtë projekt. Komisioneri për zgjerim, foli edhe për intensifikimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për mbështetjen ekonomike-sociale për rajonin.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh më i vendosur se kurrë për të vijuar me nismën Ballkani i Hapur, duke përsëritur ftesën për Malin e ZI dhe vendet e tjera që nuk janë bërë ende pjesë.

Pas kryeministrit Rama, komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim edhe më kryetaren e Komisionit  të Integrimit Jorida Tabakun.Takimin e parë në Tiranë, Varhelyi e zhvilloi në organet e vettingut. Ai ka theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për Reformën në Drejtësi. Ai ka kërkoi që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut.

Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Komisioneri vizitoi Tiranën në vazhdën e një turi takimesh në Ballkanin Perëndimor. Varhelyi do të zhvillojë takime në Kroaci, Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Tabaku zbardh takimin me Varhelyi: Qeveria e papërgatitur për nisjen e negociatave, i mungojnë strukturat! Korrupsioni mbetet problematikë

Megjithëse komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, e bëri të qartë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe se vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar procesin, kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku, thotë se qeveria nuk është gati.

Gjatë takimit me zyrtarin e lartë të BE-së, ku në fokus ishte progresi i vendit drejt BE-së, deputetja demokrate i ka shprehur shqetësimin se qeveria është e papërgatitur për nisjen e negociatave, pasi ende mungojnë strukturat.

Siç njofton zyra e shtypit, Tabaku është shprehur se edhe pse një nga kushtet për tu përmbushur, korrupsioni mbetet një problematikë, tashmë e përhapur në çdo hallkë të shtetit. Ajo i ka përmendur raportin e fundit të Departamentit të Shtetit si një tregues i mungesës së luftës kundër korrupsionit.

Ajo tha se komisioni që ajo drejton ka thërritur në dëgjesë të gjitha strukturat e përfshira në këtë proces, pasi ka një mungesë raportimi periodik nga ato.

Në përfundim të takimit, Tabaku u shpreh se opozita është në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë dhe pse ne nuk i kemi përmbushur kushtet dhe se PD kërkon zhvillimin sa më parë të Konferëncës së Parë Ndërqeveritare.

Ora 15:44
Ballkani i Hapur, Rama: Samiti i radhës në qershor, ftojmë Dritan Abazoviç të na bashkohet! Të gjithë do i bashkohen një ditë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, do të ketë një ftesë zyrtare për t'iu bashkuar Ballkanit të Hapur.

"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja,Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë", tha Rama.

Ora 15:38
Rama: Vëmendja e BE-së në rajon si asnjëherë më parë, investime që s’kanë ndodhur kurrë

 

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se vëmendja e BE-së në rajon është si asnjëherë më parë. Ai theksoi se investimet e BE-së në bashkëpunim me qeverinë shqiptare janë diçka “e pandodhur” më parë.

“Nuk është e drejtë që SHBA kanë më shumë vëmendje sesa BE, janë vëmendje të natyrave të ndryshme. Këtu nuk është e po them diçka diplomatike, por diçka të vërtet. Falë politikës së re nga komisioneri Varhely, i cili është personi që BE ka besuar për t’u kujdesur për këtë rajon, ka rritur vëmendjen si asnjëherë më parë. Plani ekonomik është diçka e pandodhur ndonjëherë me parë dhe nuk bëhet fjalë për investime për pak më të mëdha se ato që bëjmë vetë, por shumë më të mëdha se ato qe vende në Ballkan mund të bëjnë vetë.  Ishte në territor për të parë disa investime të BE. Ne kemi vendosur një volum të madh të të ardhurash për rindërtimin, por edhe BE ka vendosur gjithashtu.

BE bashkë me Shqipërinë është angazhuar shumë seriozisht për një projekt shumë të rëndësishëm strategjik për ne si Shqipëri dhe rajonin, gazsjellësi Jonianoadriatik. Nis nga Fieri, për të shkuar në Bosnjë dhe Mal të Zi. Fondet për ndërtimin e këtij do t’i japë BE.

Sot kemi një sinërgji të plotë mes SHBA dhe BE! Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Edhe SHBA nëpërmjet figurave të tyre, janë një proces për të shtyrë përpara çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Unë mendoj që ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është një arsye më shumë për të menduar qe do të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan, por është një mundësi për të intensifikuar përpjekjet për një paqe përfundimtare në Ballkan. Paqja nuk bëhet me mikun.  

Do citoi fjalën e një miku tonë edhe të Serbisë, Orban i cili ka thënë se “ky proces kërkon durim strategjik’ nuk është një virtyt ballkanik c’është e vërteta, por duhet ta zbatojmë.”, tha Rama.

Ora 15:38
Ndarja nga Maqedonia e Veriut? Rama: Duhet djegur me kujdes shamia e beqarit! S'bëhet "o kështu si themi ne, o s'ka"

Duke u ndalur te çështja nëse Shqipëria duhet të ndahet apo jo nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama tha se kjo nuk duhet të jetë prioritet. Një gjë e tillë, shtoi Rama, duhet të shikohet si mundësi pas qershorit.

" Mund të dukej më e lehtë që të ndaheshim nga Maqedonia e Veriut, por ne jemi një vend që kemi rëndësinë relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë, kështu duhet të kuptojmë pjesën tjetër, dhe nuk duhet o kështu si themi ne, edhe pse mund të kemi të drejtë, sepse përndryshe na mbyllim në banjo, siç ndodh me fëmijët në filma, duhet të jemi të durueshëm, të kuptojmë që të marrim atë që na takojnë, por që atë e marrim me partnerët tanë, jo me forcë, pasi edhe në këtë rast mund të mos funksionojmë, atëherë ne do të ndryshojmë kursin dhe me siguri do të kemi më shumë mirëkuptim, se s'i jemi bërë pengesë që këto t'i bëjnë provat e tyre, duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit", tha Rama.

Ora 15:38
Ndarja nga Maqedonia e Veriut, Varhelyi: Nuk është kjo çështja, duhet të arrihet anëtarësimi i dy vendeve

 

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, foli në lidhje me ndarjen e procesit të integrimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Komisioneri tha nuk është kjo çështja, por anëtarësimi i të dy vendeve.

‘Kjo është një çështje e nxehtë, por siç ju thash nuk mendoj se ndarja me Maqedoninë e Veriut është çështja e vërtetë, por anëtarësimi i tyre në BE. Për këtë po punojmë. Çështja është që të kemi marrëveshje për të dyja shtetet. Unë po përpiqem fort, dhe kjo kërkon durim strategjik. Bëhet fjalë për zgjedhje shumë të rëndësishme. Nuk ka qenë këtu, por edhe në Shkup. E gjitha ajo punë nuk ka të bëjë me këtë gjë, por ideja është sesi do të arrihet anëtarësimi. Puna që ne po bëjmë, është që të arrijmë marrëveshjen në qershor. Nuk ka plan B. Jam besimplotë që të gjithë kanë të njëjtin mentalitet dhe këndvështrim kur flasim për këtë çështje.’- u shpreh komisioneri Varhelyi.

Ora 15:30
Lufta në Ukrainë, Varhelyi: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, u tregua një aleate shumë e rëndësishme

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, për luftën ne Ukrainë.

‘Diskutuam për Luftën në Ukrainë dhe jemi dakord që kjo luftë duhet të marrë fund menjëherë. Vlerësuam rolin e Shqipërisë, e cila është bërë pjesë e vendimeve tona, por ka moderuar shumë pjesën më të madhe të punës në KS dhe është treguar një aleat shumë i rëndësishëm në këtë aspekt dhe ju falenderojmë.'- tha komisoneri.

Ora 15:25
Integrimi në BE/ Varhelyi: Nuk po tallet askush me Shqipërinë, nëse ne nuk vendosim është tallje me veten

 

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është shprehur se fakti që ende nuk ka një vendim për SHqipërinë për t'u integruar në BE, kjo nuk do të thotë që ësbtë një tallje me Shqiëprinë.

"Është një situatë serioze, nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri, pra BE po tallet me veten, por është një fjalë e fortë për një Komisioner, ne mund të promovojmë arritjet e secilit prej shteteve kandidate dhe kur plotësohen kriteret. Prandaj po bëjmë këtë tur intesiv për një shtet, sepse siguria e BE po kompromentohet, prandaj ne duhet ta bëjmë këtë gjë tani, dhe besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje" tha Varhelyi.

Ora 15:22
Varhelyi: BE mbështet idenë e Korridorit numër 8, të ndëlidhim shtetet

Komsioneri Oliver Varhelyi tha se BE mbështet projektin e korridorit numër 8 që kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor të lidhen me autostrada e hekurudha.

‘Po në fakt nëse do të duhet të më bindur duhet të lidhen të gjitha qytetet e  Ballkanit Perëndimor, mendoj se shumë nga kjo punë bindëse është bërë. Jam i kënaqur që tu them se kjo është arsye se pse ne menduam 290 km në 5 orë, thamë çfarë është kjo. Duhet ta shkruajmë këtë kohë. Vizita ime në Tiranë më dha një mesazh shumë të fortë se plani i investimeve ekonomike nuk është vetëm një plan por ka filluar që të zbatohet. Ishim në QS dhe panë projektet e para. Rikonstruktimi i këtyre ambienteve është gati. Por ne nuk mund të fillojmë nga festimet. Kjo është arsyeja se pse ne e mbështesim idenë e Korridorit numër 8. Komisioni është i bindur që pa këtë nuk do të ketë ndërlidhje të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të krijojë edhe rrugë të reja për tregtinë.’- tha komisoneri.

Ora 15:21
Integrimi në BE, komisioneri Varhelyi: Objektivi ynë që negociatat të hapen brenda qershorit, Shqipëria të bëjë pak durim

 

Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi tha se objektivi i BE-së është që brenda qershorit të hapen negociatat.

‘Tema tjetër është kur do të mbahet konferenca ndërqeveritare. Ne duhet, duhet të përdorim gjithçka që kemi në dorë, nuk mund të kemi një luftë dhe Evropa të mos përdorë të gjitha mundësitë e saj për Ballkanin Perëndimor. Në këtë proces kjo vetëm shikojmë stabilitet por mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund tu jap aspak kohë atyre që të bëjnë atë që nuk duhet bërë. Nëse nuk marrim ato vendime që duhet të marrim i bie që ne të heqim dorë. E vlerësoj shumë durimin e Shqipërisë, kërkoj pak më shumë durim nga ana jua, objektivi ynë që kjo punë të mbarohet gjatë Presidencës Franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe duhet të punojmë për integrimin e vërtetë në terren. Ka të bëjë me mënyrën sesi ne do të ndryshojmë realitetin në terren. Nuk duhet t’i largojmë sytë nga ky angazhim i përbashkët. Duhet ta mbyllim këtë punë tani.’- tha Varhelyi.

Ora 15:12
Rama: Njoftova Komisionerin për Këshillimin Kombëtar! Për momentin nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut, pas qershorit do ta kërkojmë

 

Kryeministri Rama e ka njoftuar Komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Olivér Varhelyi, se Shqipëria nëse nuk hapen negociatat në qershor do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut.

“Pasoja e saj mbi ekonominë e vendeve tona. Dhe patjetër që folëm edhe për stacionin e ardhshëm të afërt,. Mbledhjen e Këshillit Evropian ku do të diskutohet përsëri çështja e hapjes së negociatave. Nuk ka asnjë rezervë ndaj nesh por gjithçka lidhet me ngërçin e krijuar nga veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Ne jemi në një kurs që e ka përcaktuar pozicionin tonë si konstruktiv dhe të lidhur me Maqedoninë dhe për mos ndarjen. Ky është pozicioni ynë aktual. E njoftova Komisionerin që ne e kemi kryer një proces këshillimi kombëtar dhe mbetet aktivizimi si qasje për ndarje pas mbledhjes së takimit të Këshillit Evropian”, tha Rama. 

Ora 12:16
Varhelyi në institucionet e vetingut: BE mbështet reformën në drejtësi! Sulmet ndaj organeve të vettingut të ndalen

 

I pranishëm në Tiranë, Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka vizituar edhe organet e vettingut, duke theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për reformën në drejtësi. Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut.

"E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet vetting-ut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmoi mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e vendit. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!", shkruan ai.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/04/2022 03:43

    Kam pershtypjen qe shumica e komenteve jane dhene vetem nga nje ose dy vete,vetem emrat kane nderuar,stili dhe fjalet te njejtat.Nejse,Shqiperia ka bere perparim,por fati i saj tani varet nga ceshtja Bullgari-Maqedoni,sa kohe qe bullgaret kane veton,nuk do pranoheshit ne BE edhe sikur te ishim Zvicera dhe pervec kesaj,nga fjalet e Varhelyin duket qe evropianet nuk jane shume entuziaste ndaj idese se ndarjes se Shqiperise nga Maqedonia.Akoma perpiqen te na mbajne me shpresen e se pamundures.

    Përgjigju
  • Xxxxx': 28/04/2022 19:08

    Cfar Europe po thua ne skemi uje akoma ne mes te tiranes turp

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 28/04/2022 18:05

    Nuk ka BE per sunitet barbare myslymon anadollak arab harrojeni,beni kerkese te bashkoheni ne iranin dhe behuni republik islamike

    Përgjigju
  • Marvi: 28/04/2022 18:04

    Negociatat me shqiperin duhet te hapen sa me par duke pare dhe ecurin qe ka bere shqipera drejt kesaj rruge por duke par dhe situaten e veshtire dhe konkfilketet qe mund te shtrihet deri ne ballkan

    Përgjigju
  • Bravo Rama: 28/04/2022 17:43

    Vetëm Rama jua be 8 me 2 ketyre , beju presion Rama Sepse jemi popull me fat që kemi artistin Rama , Mesa duket siç thote ajo shprehja mos rënsh në hundlesh ja pra Europa ka Rene ne hundlesh shqiptar RAMA po i del zot 10 miljon shqiptareve, qëndro fort Sepse femijet tane do thojne na e beri zoti mbare pasi Rama na futi ne BE sepse e meriton një Shqiperi ku edhe ne fshatra jane bere qëndra sikur në Europë normalisht ka shume shume pune por Rama duhet ta marre hapjen negociatave de facto brenda qersshorit Sepse ja ka borxh europa dhe Rama e di që edhe ne EU e kudo ne bote ka pak dallavere sepse keshtu eshte politika por Shqiptarët që kanë lindur pas 2000 (sot 22 vjec ) e meritojne BE - EU , pse ? Sepse jane njelloj me një femije evropian! Rama Bej që EU të njohe diplomat Siç u njohen patentat dhe Bej Exchange students (merr 100 europian solli Ketu dergo 100 shqiptar atje ) keshtu edukohet dhe rritet ekonomia , Rama ky popull eshte me fat që t ka ty sot ! 2 persona kane ndihmuar Shqiperine 1-Rama 2-Italia Italia eshte sikur një person për neve pasi 2 mil shqiptar jane edukuar integruar dhe punojn sot në Itali ndihesh si në shtepi si të jesh ne Tirone Vlore Kukes Laç Elbasan apo Permet ndihesh si në vendin tend pasi politika italiane pas 2000 eshte shume shume pro dhe i tregon që shqiptar në Itali eshte barabartë me një amerikan apo francez atje ! Bravo Edi bravo te gjithë emigrantet që kanë investuar në shqiperi ! Nese në 2023-24 mbaron dhe hekurudha dhe behen sa me shume rruge ky popull do ece sepse kush punon ecën kush merret me vogelsira mbetet i vogël ! Forca Rama forca Shqipëria forca Europa !!!

    Përgjigju
    • Ledi: 28/04/2022 19:29

      ...qepë ti hedhim?

  • Gagaci: 28/04/2022 17:36

    Takime te tilla jane gjithmone te mira per vendin tone

    Përgjigju
  • papi: 28/04/2022 17:28

    Presim lajme te mira e meritojme te futemi ne be skemi pse te varemi nga dikush

    Përgjigju
  • Armenda Mance: 28/04/2022 17:19

    Skena pse varemi nga maqedonia. Te ndahemi sa me pare per mendimin tim

    Përgjigju
  • Vera: 28/04/2022 17:17

    Takime te tilla jane gjithmone ne te miren e vendit tone

    Përgjigju
    • Ledi: 28/04/2022 19:30

      Ju ngectë në fyt sufllaqja

  • Era: 28/04/2022 17:16

    Shqiperia ka ndryshuar jashtezakonisht shume ne krahasim me vitet me perpara.Esht zhvilluar ne cdo aspekt dhe kjo eshte e dukshme. BE -se i duhet patjeter nje vend si i joni me iniciativen dhe vendosmerine qe ne kemi.

    Përgjigju
  • Mario: 28/04/2022 17:12

    Vetem Rama ka bere te mundur qe Shqiperia te mare pjese ne kaq shume takime dhe konferenca.Uroj qe shpejti te futemi dhe ne BE sepse jemi permiresuar jashtezakonisht shume

    Përgjigju
  • lali: 28/04/2022 17:12

    ne duhet te ishim pjestar te be i kemi plotesuar objektivat

    Përgjigju
  • Lali: 28/04/2022 17:10

    Nuk e kuptoj se kush na qenka ky lob i forte antishqiptar qe vazhdon e ndikon me te ardhmen tone europiane

    Përgjigju
  • Mario: 28/04/2022 17:07

    Deri me sot ska pasur kaq shume vemendje ndaj rajonit tone qe kur keni ardhur ju ne pushtet vemendje eshte shtuar ????????

    Përgjigju
  • Marioneta: 28/04/2022 17:05

    Hajd ishalla me nai pergjigje pozitive tani se na kan plak deri tashi tu bo si t veshtir

    Përgjigju
  • Alket: 28/04/2022 16:59

    Me durim arrihet cdo gje dhe per me teper qe puna dhe investimet qe ke bere per shqiperine kane treguar qe po ben qeverisjen e duhur

    Përgjigju
  • Gezim: 28/04/2022 16:59

    Presim lajme te mira se kemi bere progres dhe e meritojme te futemi ne be duke mos u varur nga askush

    Përgjigju
  • Arber: 28/04/2022 16:26

    Vetem lajme te mira presim nga ky takim pasi u fol per disa nga problematikat me kryesore

    Përgjigju
  • Trim: 28/04/2022 16:15

    Shqiperia ka bere shume hapa drejt bashkimit europian Dhe ne kete kohe qe po jetoj negociatat me bashkimin europian duhet te hapen sa me shpejt

    Përgjigju
  • xhikja: 28/04/2022 16:01

    mir e ka ne duhet te ishim antar tani

    Përgjigju
  • Shpresa: 28/04/2022 15:52

    Njejte si te gjitha vendet e tjera dhe ne sot duhet te mendojme se cila eshte rruga me e sigurt per te qene me afer anetaresimit ne BE

    Përgjigju
  • Andeta: 28/04/2022 15:48

    Vendim shume i duhur per Shqiperin qe po merret nga kryeministri i vendit qe te na fus ne BE

    Përgjigju
  • Ankol: 28/04/2022 15:46

    Takime te tilla vetem te mira sjellin per shqiperine

    Përgjigju
  • Egli: 28/04/2022 15:43

    Keto takime shpresoj te kene ndikim pozitiv dhe Shqiperia te futet ne Be

    Përgjigju
  • Hermes: 28/04/2022 15:41

    Do jete shume pozitiv ky takim

    Përgjigju
  • Valter: 28/04/2022 14:35

    Takime te tilla jane gjithmone ne te miren e vendit tone pasi i japin nje zgjidhje te miremenduar cdo problematike qe kemi

    Përgjigju
  • nora: 28/04/2022 14:32

    Vettingu eshte gjeja me e mire qe i ka ndodhur sistemit te drejtesise

    Përgjigju
  • redi 10: 28/04/2022 14:21

    ju lumte ne kete menyre te gjitha dalin ne pah dhe takimet sjellin gjithmone nje zgjidhje te mire.

    Përgjigju
  • Shaba: 28/04/2022 14:19

    Marreveshjet me njeri-tjetrin jane mundesi shume e mire per te ecur perpara????

    Përgjigju
  • Jorgo: 28/04/2022 14:18

    Mendimet qe do ndajne te dy do sjellin zgjidhje sa me te shpejt

    Përgjigju
  • Flamur: 28/04/2022 13:28

    Reforma ne drejtesi ka perparuar shume dhe korrupsioni eshte ulur goxha. Nje takim i tille uroj te sjelle sa me shume lajme te mira per ne

    Përgjigju
  • Rigers: 28/04/2022 13:24

    Shpresoj qe keto takime te sjellim sa me shum lajme pozitive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë