Kryeministri Edi Rama mbështeti planin e Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së, që parashikon edhe kufizim të së drejtës së vetos për anëtarët e rinj. Rama tha se vetoja është një mekanizëm i tejkaluar që nuk i bën mirë Unionit, ndërsa theksoi se Shqipërisë nuk i duhet ajo “për të bërë të fortin” në tryezën europiane dhe kujtoi se vendi ka qenë vetë viktimë e vetos, 

“Mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është e drejtë që i bën mirë BE-së, nuk është e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare dhe mbi të gjitha, meqë e quani të drejtë që ne po e dorëzojmë, po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, një mekanizmi i cili në kohët e sotme është i tejkaluar për mua. Ne si Shqipëri nuk na duhet vetoja për të bërë të fortin në tryezën e BE. Ajo që këtu mund të shikohet si regres nga BE shikohet si progress, jetojmë në një epokë transformimi, ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon