Rama: Vettingun s'e negociojmë
s'ka BE pa zbatimin e këtij ligji

Rama: Vettingun s'e negociojmë<br />s'ka BE pa zbatimin e këtij ligji
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure, progres-raportin e BE për Shqipërinë. Sipas saj, këto arritje bindën Komisionin Europian që t'i rekomandojë Shqipërisë çeljen e negociatave.
 
"Uroj popullin shqiptar për këtë arritje të madhe. Rekomandimi i sotëm është një hap tjetër i madh përpara në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. BE do vazhdojë t'ju mbështesë në të gjitha reformat", tha Vlahutin.  
 
Vlahutin tha se këtë vit Shqipëria ka shënuar progres në rreth 95% të çështjeve, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
"Kemi parë progres në thuajse 95% të çështjeve. Nuk kemi pasur hapa pas në asnjë prej kapitujve. Treguesit ekonomikë po ashtu janë të mirë, tregu financiar është i prekshëm. Zbatimi i reformës në drejtësi presim të ketë një ndikim pozitiv për ndikimin në zhvillimin e biznesit. Sigurisht ka dyfishim të përpjekjeve për të përparuar më tej. Thelbi i çështjes është sundimi i ligjit e duhet të ketë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dënimin e zyrtarëve të lartë, luftës kundër kultivimit të kanabisit.
 
Në kapitullin e politikës së jashtme dhe sigurisë, Shqipëria shkëlqen. Vendi juaj është një partner i rëndësishëm, besnik dhe kontribuues për stabilitetin në rajon"
, vlerësoi Vlahutin. 

Çelja e negociatave, Rama: Rekomandimi pa kusht, përgjigje për kazanin e broçkullave
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se rekomandimi që KE i bëri Këshillit të Europës për çeljen e negociatave është meritë e reformave të thella që ka realizuar qeveria në këto 3 vite. Sipas tij, marrja e statusit dhe rekomandimi për çeljen e negociatave janë arritjet më të mëdha të qeverisë që ai drejton.

Sot, dy vite pasi morëm statusin, vendi ynë pas 2 vitesh përpjekjesh të mëdha dhe bindëse, sapo ka marrë rekomandimin e KE për çeljen e negociatave për integrimin në BE. 3 vite më parë dukej mision i pamundur brenda mandatit tonë, por axhenda jonë për të cuar përpara reforma të rënda dhe me kosto, ja ku na ka dhënë në drejtë dhe ndërkombëtarisht”.

Kryeministri theksoi se kjo arritje nuk u ndal as nga sic e quajti ai, ‘kazani i broçkullave’.

Kazani broçkullave që zien përditë në mjedisin politiko-mediatik, ziente për kushtet që do i viheshin Shqipërisë, madje deri dhe kanabisi do ishte kusht për çeljen e negociatave. Por ata që për 3 vite rresht refuzuan çeljen e negociatave, por dy ditë më parë dolën hapur kundër hapjes së negociatave. Shqipëria sot e mori dhe pa kusht celjen e negociatave dhe e vetmja pikë ku rekomandohet është që në tryezën për reformën në drejtësisë të zbatohet veçanërisht ligji për Vettingun.

E vetmja pikë, quajeni dhe kusht po të doni, po kjo është ecuria për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe vecanërisht, Vettingu. Vetting është kushti që Shqipëria ia ka vënë vetes. Kjo nuk do mend as kalem që kjo premisë, që kjo qeveri i ka vënë vetes në rrugën drejt BE ashtu sikundër kemi kryer të gjithë detyrat e BE është jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë
”, tha ai. 

Kryeministri thekosi se 'kushtëzimi' i negociatave me vettingut është diçka normale, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se do bëjë gjithçka ka në dorë për të bllokuar si ligjin e vettingut ashtu edhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.

Shefi i ekzekutivit deklaroi se për ligjin e vettingut nuk ka çfarë të diskutohet më, pasi tashmë gjithçka është e qartë dhe pa zbatimin e tij Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE.  
 
"Për vettingun s'kemi ç'a diskutojmë më. Pa zbatim të plotë te formës në drejtësi nuk ka anëtarësim në BE. Po të shihet edhe eksperienca e vendeve të tjera që kanë hyrë në këtë proces, është diçka krejt normale. Si mund të çelen negociatat pa nisur ende vettingun për gjykatësit dhe prokurorët? Ata që paturpësisht çuan vettingun në Kushtetuese do vazhdojnë të thonë që s'ka negociata, për t'i penguar shqiptarët t'i gëzohen një arritje jo të vogël si kjo, për të parë shpresë për të ardhmen që po ndërtojmë së bashku, përmes reformave transformuese. Nuk diskutohet që do bëjnë çmos për ta ndaluar zbatimin e ligjit të vettingut dhe të çdo ligji të drejtësisë, të cilët janë kapitujt e parë që do hapen në tryezën e negocimit të BE-së me Shqipërinë. Por ne do vazhdojmë forcërisht për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE", u shpreh Rama.
 
Kreu i qeverisë theksoi se mazhoranca është e hapur t'i shtrijë dorën e bashkëpunimit edhe opozitës për të çuar përpara progresin e integrimit
 
"Ky moment, i marrjes së rekomandimit pozitiv, na imponon si shumicë, t'i shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe të kërkojmë ndihmë nga çdo qytetar, për ta bërë Shqipërinë sa më të suksesshme në rrugën e re e plot ambicie që hapin negociatat. Dora është e shtrirë edhe për opozitën. Do të reflektojmë, do të reflektoj se ç'a mund të bëjmë më shumë për t'a ndihmuar opozitën që të kthehet në rolin e saj, të vendoset në vendin e lënë bosh prej 3 vitesh. Nuk është arritja e madhe, por një pikënisje e re, plot shpresa e dritëhije në rrugën e Shqipërisë drejt gjeneratës tjetër", tha Rama.
  
Pyetjet nga gazetarët për Ramën dhe Vlahutin
 
Çfarë ndodh me negociatat nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon vettingun?
 
Romana Vlahutin: Dëshiroj të përgjigjem e para. Kushtetutshmëria e të gjithë ligjeve nuk është vënë në pikëpyetje. Ajo që i është çuar Venecia ka të bëjë me disa elementë të këtij ligji që i është kërkuar mendim Venecias. Janë disa elementë që janë çuar dhe jam e sigurt që Venecia do japë shumë shpejt një përshkrim të qartë të këndvështrimeve të tyre.
 
Edi Rama: Vettingu është kusht për të çelë negociatat në tryezën e diskutimit me BE. Por, jo të gjithë e duan zbatimin e këtij ligji që pastron sistemin tonë të drejtësisë nga Gjykatësit dhe Prokurorët e korruptuar që e kapin për fyti sistemin dhe e kanë penguar drejtësinë të japë drejtësinë prej 20 vitesh rresht. Asnjë pakicë, sado e mirëorganizuar pas skenës apo në skenë, për të penguar një proces kaq historik dhe me interes kaq të madh për integrimin nuk mund ta pengojë atë, sepse është vullnet historik i popullit shqiptar.
 
Sa i pengon negociatat qëndrimi i Greqisë për shtëpitë në Himarë? A është kusht për negociatat kanabisi?
Edi Rama: Për zbatimin e një projekti në Himarë e kam dhënë opinionin tim dhe s'dua të përsëris atyre të cilave unë u qëndroj një më një. Ndërkohë, shqiptarëve u është thënë se do jetë kusht për negociatat çështja e negociatave. Por, po të shohësh kapitujt ne na inkurajojnë më tej, Policinë e Shtetit, për të vazhduar luftën kundër kanabisit. 
 
A do pranonit një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e 2017-ës, siç kërkon PD?
Edi Rama: Kjo pyetje e ka përgjigjen brenda. Shqipëria sot qeveriset nga një shumicë që ka mandat për të bërë reforma dhe për të realizuar një proces që ne e gjetëm të bllokuar e të pashpresë, integrimin në BE. Kemi marrë rekomandimin pozitiv duke bërë faktikisht të mundur realizimin e njërit prej zotimeve më ambicioze të vitit 2013-ë. Si mundet që një proces i tillë dhe një mandat i tillë të vihet në dyshim për arsye të axhendës politike apo strategjisë së opozitës.
 
Në çfarë faze do ishte sot integrimi, nëse dhe opozita e djeshme do i kishte votuar tre ligjet?
Edi Rama: Me apo pa tre ligje, Shqipëria s'e merrte statusin e jo më negociatat.
 
Dhe pyetja tjetër, a jeni penduar për deklaratat që keni bërë për Donald Trump?
Edi Rama: Për Trump, unë jam shprehur si kandidat, sepse më kanë shprehur si shqiptar, qytetar i këtij vendi, deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe s'jam i vetmi, jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij ku u përfshi e gjithë bota. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran dhe respekti im si Kryeministër i këtij vendi për popullin, qeverinë amerikane, Presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit e miqësia e aleanca me SHBA, as që mund të vihen në diskutim. Vërtetë ndjej keqardhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua. Por nuk funksionon kështu bota, as SHBA. 

Konferenca mes Kryeministrit Rama dhe Ambasadores Vlahutin
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social