Rama: Mos u ankoni për oraret, mos na turpëroni për mustaqet e Çelos! Po punojmë për sistem elektronik kontrolli të lëvizjeve (VIDEO)

TIRANË - Asnjë qytetar deri më tani nuk ka shkelur rregullat e izolimit të vendosura në fuqi vetëm këtë të dielë, ku prej ores 13:00 të ditës së shtunë deri të hënën në 05:00 të mëngjesit nuk lejohet qarkullimi dhe qëndron gjithçka mbyllur, edhe supermarketet e farmacitë. Kryeministri Edi Rama në një video-mesazh nga shtëpia e tij në Surrel, u bëri apel qytetarëve shqiptarë që nga e hëna në mëngjes kur nis orari i lejimit të qarkullimit, të mos dalin në grumbullime dhe të respektojnë rregullat, ndryshe policia dhe ushtria nuk do të tolerojë askënd. 

Kreu i qeverisë tha se po punohet për një sistem të kontrollit të lëvizjeve në mënyrë elektronike, që do të lehtësonte në të njëjtën mënyrë edhe në gjurmimin më të shpejtë të kontakteve që mund të ketë pasur një person i infektuar me COVID-19.

"Ne po punojmë ditë natë për një sistem kontrolli të lëvizjeve në mënyrë elektronike, që të mund ta bëjmë edhe më të racionalizuar, por kjo do edhe pak kohë", tha Rama.

Në përfundim, shefi i mazhorancës e mbylli me një apel të fortë për të gjithë shqiptarët që të mos dalin nga shtëpitë si të vetmen mënyrë për të dalë fitimtarë nga kjo luftë e madhe që kërcënon të marrë me mijëra jetë. 

"Mos na turpëroni për mustaqet e Çelos, ne duhet t'ia dalim me çdo kusht dhe ne do t'ia dalim së bashku duke shtrënguar dhëmbët duke mos lejuar që plasja e shpirtit të mos na nxjerrë rrugëve si shtytje e zakoneve të jetës së përditshme dhe duke u bërë secili ushtar në frontin e vet në shtëpi në kolltuk dhe duke mos e bërë njëri tjetrin viktimë të pakujdesisë sonë, duke mos marrë jetë njerëzish me vete përmes pakujdesisë sonë, atë që armiku do na e bëjë të mos e bëjmë një mal turpi me gjërat që nuk bëjmë", tha Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Rama: Nuk ka pasur asnjë kufizim as në fshat e as në qytet të atyre që transportojnë mallra e ushqime

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se në orarin kufizues për qarkullimin e njerëzve dhe makinave, nuk përfshihen lëvizjet për transport dhe furnizim mallrash ushqimore. Orari 05.00 - 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit, thekson kreu i qeverisë, por jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore, teksa nuk ka nguruar që t'i falenderojë ato.

"Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjet për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 - 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Ora 13:29
Rama: Mos u ankoni për oraret, nuk janë për qejf! S'do lejojmë grumbullimet, kjo luftë kërcënon të marrë mijëra jetë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se nga informacionet e marra nga Policia e Shtetit, ditën e sotme nuk ka pasur asnjë qytetar që të ketë dalë nga shtëpia, përveç sektorëve që e kanë të domosdoshme të jenë në punë, siç është edhe media. 

"Nesër në 05:00 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13:00 do keni 8 orë për të bërë pazar. Shoh që ankoheni për oraret, keq kur ishin dy orare, keq me një orar më të zgjatur, po mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin e njerëzve, por janë të imponuara nga nevojat e përballimit të një lufte të madhe që kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete. Çfarë lidhje kanë oraret me  rrëmujën nëpër tregje, dhe rrugët e mbushura plot, por të ecim të mbarojmë punë, të mbajmë radhë rresht, të durojmë, të presim derisa të mbarojmë punë. Disa thonë të mbyllemi dy javë pa dalë fare asnjëri. Po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar të paktën një herë në dy ditë? Pse të mos zbatojmë rregullat, pse të mos jemi rigoroz në këtë luftë, dhe si mund të mos na mjaftojnë 8 orë për pazare dhe të kthehemi në shtëpi?

Nuk duam të zgjohemi herët që në 5, 6, 7 të mëngjesit dhe duam të turremi të gjithë në orën 10:00, 12:00 nëpër dyqane, tregje, rrugë. Kjo mënyrë nuk shkon fare në këtë luftë, dhe ne nuk do ta lejojmë.

Nesër e më tej forcat tona të rendit nuk do të tolerojnë askënd që nuk do ta kuptojë se grumbullimet pa rregull, radha, xhirot nëpër rrugë, janë të paligjshme, të rrezikshme, dhe të patolerueshme në këtë luftë", tha kreu i qeverisë.

Ora 13:24
COVID-19/ Rama: Mbi 14 mijë persona kemi ndihmuar në operacionet humanitare (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se operacionet humanitare për t'i qëndruar pranë të varfërve, pensionistëve të vetmuar, dhe personave të prekur nga tërmeti që janë ende në çadër, të mos u mungojë ushqimi. Deri dje tha kryeministri Rama në një video-mesazh për shqiptarët, është arritur të ndihmohen mbi 14 mijë persona.

"Deri dje ne kemi mundur të ndihmojmë 14 428 familje. 1189 prej tyre me ushqime, 1203 me ndihmë mjekësore, barna dhe asistencë shëndetësore në shtëpi si dhe 2136 për nevoja të tjera. Do të vazhdojmë përditë të trokasim në dyert e pensionistëve të vetmuar, në dyert e familjeve me probleme të mëdha ekonomike, në dyert e familjeve të prekura nga tërmeti që s'kanë as derë se jetojnë ende në çadra. Do bëjmë gjithçka mos t'i mungojë ushqimi bazë, medikamentet dhe cdo ndihmë urgjence.

Disa prej jush që virusi i keq i të parit mbrapsht, apo zakoni i keq i mllefit politik nuk iu ndalen as në këtë kohë kolere, nuk ndalen duke shkruar komente të ulëta, të turpshme, për ata që janë rrugëve dhe nuk rrinë në shtëpi si gjithë të tjerë, që t'u shërbejnë njerëzve në nevojë. Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për show, po çfarë show ore ju martë e mira. Flasin për vjedhje ndihmash dhe për selektivitet, po ku e  patë vjedhjen nga shtëpia, apo me satelitët e mendjes mbrapsh apo me dylbitë e syve që nuk duan të shohin.

Ja ku më keni mua, më shani mua, dhe më kërdisni sa të doni, por respektojini ata që po shkojnë shtëpi më shtëpi, njerëzit e Forcave të Armatosura, të shërbimeve sociale, bashkive, që nuk kanë asnjë borxh të lexojnë gromësima gojësh të këqija në komentet e operacionit humanitar. 

Ne po bëjmë të pamundurën, nuk duam lëvdata, as medalje, se kjo është detyra jonë, por në këtë kohë të mallkuar duhet solidaritet, mirënjohje për luftëtarët e vijës së parë, që nga mjekët e infermierët, ushtarakët dhe punonjësit që po ndihmojnë më të dobëtit, më të varfrit të përballojnë vështirësitë", tha Rama.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po Ne: 22/03/2020 20:51

    Sistem elektronik ose lehtesi per pensionistet per marrje pensioni dhe ose pagesa te faturave( kuptohet e menaxhuar nga familjaret me te familjarizuar me teknologjine).

    Përgjigju
  • Abc news: 22/03/2020 18:03

    Po ata qe kane nevoje te shkojne tek dentisti sepse kane dhimbje ,,si do ja bejne tani qe gjithcka eshte e mbyllur,,a e ka menduar qeverria...???

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/03/2020 17:15

    Vec Birisha nuk tutet nga Virusi

    Përgjigju
  • Bledi: 22/03/2020 17:07

    LAJ DHE DEZIFEKTO RRUGET,,LOKALET-RESTORANTET-POSTAT--ZYRAT E SHTETIT-SHKOLLAT-KOPSHTET-SPITALE E AMBULANCA,,TREGJE,,ASNJE TE MOS FILLOJE PUNE PA KALUAR NE KETE PROCES,,,JEMI NE FAJTORE ME PISLLEKUN TONE QE PO I PERHAPIM KETO VIRUSE,,,MOS I BEJ LEKET E SHTETIT RRUSH E KUMBULLA ME TENDERA O KRYEMINISTER SHKERDHATE,,,PRANDAJ NUK KE ASNJE LEK PER PASTRIM DHE RREGULLIME RRUGESH SOT...TIRANA ESHTE E QELBUR,,DUHEN NDERTUAR GJTHASHTU INCENERATORE NE CDO QYTET,,,DHE FABRIKA RICIKLIMI PER LETREN QELQIN,,,PLASTIKEN,ETJ...NUK PUNOHET ME LAND--FILLE,,ME TO DO HELMOJME UJRAT NENTOKSORE DHE TOKEN QE E KEMI ME PAKICE...///

    Përgjigju
  • XXX: 22/03/2020 15:31

    O Edi frikacaku, nuk ka virus eshte nje mashtrim global. Mos ki frik po dil nga vrima ku je fut.

    Përgjigju
  • Safiri: 22/03/2020 13:37

    Hajde se po rime ne shpi,po sa do rime?Ktu sbehet fjal as per dite e as per jave po per muaji te tera ndoshta vite, 85 % te infektuarve nuk kane simptoma, dhe ne ne total kemi be 600 tampona.Shetetet e tjera kane bere e po bejne me qindra mijëra.Po nuk u izoluan ata qe nuk kane simptoma per te pakten 1 muaji virusi do ngelet ne qarkullim.Ja e zeme se ne Shqipëri patem sukses dhe e bllokuam, ku e kemi garancine qe emigranti apo turisti i radhes sdo e mari ne vend tjetër e do e perhapi prap? dua te shof ekonomine shqiptare 1 muaji te bllokuar se si do vej halli,jo me nje vite.Do hame njeri tjetrin!Beni tampona ne nivel popullsie, eshte e vetmja zgjidhje!

    Përgjigju
    • Safiri: 22/03/2020 18:13

      O miku im nga Danimarka, Danezet ndoshta mund tja lrjojme vetes te rrine mbyllur ne shtëpi per nje fare kohe se kane ekonomi dhe shtet asistenciale. ktu te ne behet fjale per te zgjedhur midis dy te këqijave te vdesesh nga virusi apo te vdesesh nga uria. E paske haruar realitetin e Albanistanit përderi sa e krahason me vendin ku ndodhesh. Mos e merr informacionin mbi Shqipërinë te facebook ite gjatit se ai jemi mire do thoje! respekte

    • Kopenhagen: 22/03/2020 15:02

      Safiri, ke te drejte ne shqetesimin tend, por nga ana tjeter dua te te them se vende si Dk ku une jetoj, por edhe te tjere vende shume te zhvilluar, rekomandojne te njeten gje si Shqiperia, faktkisht, Shqiperia eshte nje hap para. Nuk mendohet per paret perpara jetes. Per aq kohe sa nuk eshte gjetur nje metode me efikase per parandalim/luftim te virusit, karantina eshte e vetmja menyre e pershtatshme per fat te keq. Shqiperia nuk ka kellqe dhe as force te shkoje te beje testim te populltes se kete nuk po e ben dot as Skandinavia.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet