Rama: Vitin e ardhshëm asnjë
lekë për vizitat tek mjeku i familjes

Rama: Vitin e ardhshëm asnjë<br />lekë për vizitat tek mjeku i familjes
TIRANË - Me nisjen e vitit 2016, kushdo që merr shërbim tek mjeku i familjes nuk do të bëjë asnjë pagesë. Gjatë konferencës së fundvitit, kryeministri Edi Rama tha se qytetarët nuk do të paguajnë asnjë tarifë për vizitat që kryejnë tek mjeku i familjes.
 
Duke folur për ndryshimet e pësuara në sistemin shëndetësor gjatë këtij viti, shefi i qeverisë tha se ka nisur të kryhet "Checkup" flas për 870 mijë qytetarë të moshave 40-65 vjeç që përfitojnë këtë kontroll cdo vit.
 
"Ne ju kemi kursyes qytetarëve 45 milionë dollarë, këtë shifër ta shënojnë dhe ta mbajnë mend mirë të gjithë ata që janë vërsulur në mënyrë barbare kundër këtij projekti dhe që e kanë përfshirë në listën e shënjestrave për të gjuajtur me baltë", tha Rama.

"Nga ana tjetër, për herë të parë kemi vendosur bazën për të pasur atë që çdo shtet normal e ka prej shekujsh apo prej dekadash, atë që ne na mungon; një panoramë të gjendjes shëndetësore të popullsisë dhe një instrument për të identifikuar në kohë probleme që janë në zhvillim dhe që mund të parandalohen dhe për të përcaktuar edhe gjithë profilin e politikave dhe shpenzimeve në shëndetësi. Nuk po zgjatem me çmime te barnave që janë konsoliduar përfundimisht në minus 30%, krahasuar me dy vite më parë, dhe një ulje prej të cilës përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët, ashtu sikundër përfitojnë dhe 70 milion dollarë, ose 100 dollarë për familje nga heqja e taksës për ilaçe. Dy vjet më parë taksohej çdo aspirinë. Këto janë para që ne kemi parapëlqyer ti lëmë në xhepat e qytetarëve dhe jo ti marrim me taksa në buxhetin e shtetit. Ka një gamë të tillë masash lehtësuese që kanë rritur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe sigurisht kanë ulur masën e parave të mbledhura në buxhetin e shtetit", - shtoi kryeministri. 
 
Po ashtu, kryeministri theksoi edhe përmirësimin e shërbimit të urgjencës, edhe pse në këtë aspekt tha se ka ende shumë për të bërë.
 
"Mbetet sfidë se kemi shërbim shumë të prapambetur, por atyre që bënë gjithë atë zhurmë duke ngritur gjithë helikopter për të bombarduar këtë projekt, këtë vit urgjenca ajrore ka kryer 400 shërbime shpëtimi më shumë se në vitet e tjera që as nuk mund të bëjmë asnjë krahasim", u shpreh kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)