Rama: Vreri i të djathtosurve në 
'90, arsye pse mallkohet EnveriVD/Nostalgjikët e komunizmit me Enverin

Rama: Vreri i të djathtosurve në <br />'90, arsye pse mallkohet EnveriVD/Nostalgjikët e komunizmit me Enverin
TIRANE - 70-vjetori i çlirimit të atdheut ka rezervuar sot për qytetarët shqiptarë një sërë aktivitetesh, përgjatë gjithë ditës që janë përmbyllur me darkën që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në Pallatin e Kongreseve në nderim të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në këtë ceremoni, e clia nisin në orën 19:30, ishin të ftuar Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ministrat e kabinetit qeveritar, deputetë, ambasadorë, krerët e besimeve fetare, gazetarë, si dhe mjaft personalitete të njohur të vendit.

Por ndryshe nga pjesëmarrja e tij në përkujtimet e bëra gjatë ditës së sotme në nder të të rënëve në këtë luftë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni përmbyllëse.

Krahas fjalës në këtë ceremoni, Kryeministri Edi Rama, ka përdorur edhe rrjetet sociale, ku është shprehur më ashpër lidhur me akuzat e Partisë Demokratie ndaj festimeve të 29 nëntorit, dhe Luftës Nacional-Çlirimtare, që edhe sot bën që politika t’i festojë të ndara festat e Nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i cilëson demokratët si “karagjozë enveristë të djathtosur”. Dhe pikërisht për këtë fakt, Rama thekson se vreri i hedhur prej këtyre karagjozëve, ndaj 29 nëntorit dhe LANÇ, përbën një arsye më tepër për të mallkuar ish-diktatorin Enver Hoxha.

“Çfarë karagjozësh enveristët e djathtosur në 90-ën që nxjerrin vrer kundër Enverit, luftës, 29-nëntorit! Një arsye më shumë për ta mallkuar Enverin!” shprehet në Twitter shefi i qeverisë shqiptare

edi rama

Sakaq, në fjalën e tij në ceremoni, Kryeministri Edi Rama, ka shprehur në emër të qeverisë dhe popullit shqiptarë mirënjohjen e thellë për 28 mijë dëshmorët e atdheut të rënë gjatë Luftës Antifashite Nacional-Çlirimtare si dhe respektin për të gjithë ata veteranë që i kanë mbijetuar kohës. Kryeministri Rama e vlerësoi 29 nëntorin si një nga datat më të rëndësishme për historinë e Shqipërisë, që i dha vendit kthesën e madhe, dhe pa të cilën Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot.

Sipas Ramës, ajo çka ndodhi pas luftës, referuar regjimit komunist, nuk përbën arsye për keq gjykuar luftën por përkundrazi një arsye për të ndarë luftën nga periudha e pasluftës. Dhe për kryeministrin, të gjitha përpjekjet për të errësuar 29 nëntorin, përbëjnë një zgjatim të luftës për pushtet politik që filloi pas çlirimit të atdheut. Këto tentativa sipas shefit të qeverisë, kanë dështuar dhe janë të destinuara të dështojnë

“Ajo çka ndodhi me Shqipërinë e pasluftës ishte një fatkeqësi e madhe, por dekadat e pasluftës nuk përbëjnë asnjë arsye për të keqgjykuar luftën. Dekadat e pasluftës jo vetëm që nuk ndryshon apo rëndon gjykimin për luftëtarët e lirisë, por përbën një arsye për ti ndarë të dyja bashkë. Prandaj përpjekja për të cenuar 29 nëntorin, nuk është gjë tjetër, veçse një zgjatim i luftës që filloi pas LANÇ. Sot nuk ka dyshim se të gjitha përpjekjet për ta fshehur për 29 nëntorin kanë dështuar dhe janë të destinuara të dështojnë. Sepse ajo çka erdhi pas luftës ishte një deviacion nga ëndrrat e atyre që bënë luftën. Dhe përkujtimi i luftës jo vetëm që është detyrim por edhe mundësi për të mos harruar se pa LANC Shqipëria që kemi sot mund të kishte qenë krejt ndryshe për shumë më keq. Dhe pa LANC ne nuk do të kishim mundësinë të ishim siç jemi sot, krenarë që shqiptarët u gjendën në anën e duhur të historisë si asnjëherë më parë.” theksoi në fjalën e tij kryeministri Edi Rama

torta

Kjo ceremoni shënon përmbylljen e aktiviteteve që janë mbajtur sot në nder dhe përkujtim të 70 vjetorit të çlirimit të atdheut.

Paraditen e sotme krerët më të lartë të shtetit, nderuan të rënët në luftën nacional-çlirimtare duke kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, ku të pranishëm përveç krerëve më të lartë të shtetit ishin edhe familjarë të të vrarëve në protestën e 21 janarit. Çlirimi, krerët e shtetit dhe "21 janari" nderojnë të rënët

Aktivitetet vazhduan më tej edhe me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ministrja Mimi Kodheli tha se shqiptarët u radhitën në anën e duhur të historisë. Ceremoni ushtarake për Çlirimin Kodheli: Historia, secilit hakun e vet!

Më tej festimet për çlirimin qeveria i ka vijuar me një drekë kushtuar veteranëve të Luftës Antifashiste, ku kryeministri Edi Rama në një linjë me kryeparlamentarin Meta iu përgjigjën me keqardhje qëndrimit të Partisë Demokratike e cila nuk e njeh 29 nëntorit, si datë të Clirimit. Rama theksoi se lufta për lirinë e atdheut nuk duhet të ngatërrohet me instalimin e regjimit komunist.Rama e Meta takim me veteranët: Keqardhje për ata që harrojnë 29

Po ashtu pasdite në orën 18:00, ka qenë kreu i Kuvendit Ilir Meta që ka pritur në një ceremoni zyrtare veteranët e mbijetuar të LANÇ. Në fjalën e tij Meta tha se sakrifica dhe lufta e dëshmorëve dhe veteranëve që i mbijetuan, duhet të shërbejë si udhërrëfyes për Shqipërinë në të ardhmen e saj.Meta pret veteranët për çlirimin "Sakrifica juaj do jetë drita jonë"

meta

Rama: LANÇ e renditi Shqipërinë krah fituesve

Duke bërë një përmbledhje të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, kryeministri Rama në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare që organizoi në nderim të 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, tha se jo të gjithë u rreshtuan në anën e duhur të historisë.

Dhe pikërisht për këtë shefi i qeverisë, nënvizoi rëndësinë e LANÇ, që bëri të mundur që Shqipëria të rreshtohej krah fituesve në periudhën e pasluftës. Për kryeministrin, kjo sakrificë, e të rënëve dhe atyre që arritën t’i mbijetojnë, meriton respekt dhe mirënjohje nga ana e popullit shqiptar.

“Lufta e Dytë Botërore e cila e arriti Shqipërinë përpara fillimit zyrtar të saj, i preku të gjithë shqiptarët, dhe si të gjithë shqiptarët u përfshinë në të. Një pjesë u rreshtua në LANÇ, një pjesë vijoi mbijetesën, dhe një pakicë absolute u rreshtua në anën e gabuar. Ky spektër, gjithsesi, jo njëngjyrësh qëndrimesh, nuk i dalloi shqiptarët nga asnjë vend i kontinentit, por është në nderin e shqiptarëve, që në shumicë absolute u rreshtua në anën e duhur, i cili bashkoi shqiptarët pa dallim ideje, krahine dhe feje. Ne përulemi me respekt përpara kësaj sakrifice, e cila i dha Shqipërisë të drejtën të jetë krah fituesve, dhe mundësinë që t’i shmanget çdo lloj përpjekje që vazhdoi edhe pas çlirimit, kur u ndanë fitimtarët dhe të humburit dhe këta të fundit paguan një çmim të madh, deri dhe me ndarje të territorit.” u shpreh Rama në fjalën e tij.

rama

Rama: Objektivat e udhëheqësve të pasluftës krijojnë edhe sot ndasi mes shqiptarëve
Por sipas shefit të qeverisë, ajo çka ndodhi pas luftës nuk duhet ngatërruar me luftën dhe idealin e saj që ishte çlirimi i atdheut. Kjo pasi siç theksoi Rama, objektivi i udhëheqësve ishte marrja e pushtetit. Dhe për kryeministrin ky moment rëndon edhe sot tek shqiptarët dhe ushqejnë ndasi mes popullit.

Rama tha se kjo nuk ka ndodhur vetëm me Shqipërinë, por gjysmën e vendeve të botës, ndërsa përsëriti që kjo nuk duhet të kompromentojë idealin e 29 nëntorit.

“Lufta dhe më shumë paslufta u shoqërua me pasoja të rënda anësore. Udhëheqësit i shtuan objektivit të luftës që ishte çlirimi edhe objektiva të tjerë si marrja e pushtetit politik. Ky ishte ai moment që rëndon edhe sot e gjithë ditën, nxit përpjekjet për të tentuar të kompromentojë vetë luftën, këto janë përpjekje të dëshpëruara që s’kanë lidhje me luftën për çlirim, që sot për fat të keq ushqejnë ndasi mes shqiptarëve. Ky ishte destinacioni historik i pasluftës dhe Shqipëria nuk përbën një rast unikal. Përkundrazi është pjesë e gjysmës së perandorisë komuniste se qëndroi në anën e gabuar të pasluftës.” tha Rama

rama

Rama: Përpjekjet për të cenuar 29 nëntorin, të destinuara të dështojnë
Rama e cilësoi një fatkeqësi atë që ndodhi në Shqipëri pas luftës, ndërsa shton se pavarësisht kësaj dekadat dhe përpjekjet për ta njollosur 29 nëntorin dhe luftën nacional-çlirimtare janë të destinuara të dështojnë.

Dhe kjo pasi siç theksoi kryeministri i vendit, LANÇ e rreshtoi Shqipërinë krah vendeve fituese që sot janë aletatët tanë si SHBA apo Britania e Madhe. Shefi i qeverisë, i cilësoi sot akuzat ndaj festimeve të 29 nëntorit, si zgjatimeve të përpjekjeve të pasluftës, që objektiv të vetëm kishin vetëm pushtetin dhe jo çlirimin e vendit.

Prandaj kryeministri Rama tha se është detyrim të përkujtohet LANÇ, si një nderim të të rënëve që na dhanë Shqipërinë që kemi sot, pasi në të kundërt do të kishim një vend shumë herë më keq.

“Ajo çka ndodhi me Shqipërinë e pasluftës ishte një fatkeqësi e madhe, por dekadat e pasluftës nuk përbëjnë asnjë arsye për të keq gjykuan luftën. Dekadat e pasluftës jo vetëm që nuk ndryshon apo rëndon gjykimin për luftëtarët e lirisë, por përbën një arsye për ti ndarë të dyja bashkë. Prandaj përpjekja për të cenuar 29 nëntorin, nuk është gjë tjetër, veçse një zgjatim i luftës që filloi pas LANÇ. Sot nuk ka dyshim se të gjitha përpjekjet për ta fshehur për 29 nëntorin kanë dështuar dhe janë të destinuara të dështojnë. Sepse ajo çka erdhi pas luftës ishte një deviacion nga ëndrrat e atyre që bënë luftën. Dhe përkujtimi i luftës jo vetëm që është detyrim por edhe mundësi për të mos harruar se pa LANÇ Shqipëria që kemi sot mund të kishte qenë krejt ndryshe për shumë më keq. Dhe pa LANÇ ne nuk do të kishim mundësinë të ishim siç jemi sot, krenarë që shqiptarët u gjendën në anën e duhur të historisë si asnjëherë më parë. çka e bëri Shqipërinë aleat të vendeve si SHBA, Britani e Madhe dhe më pas gjithë BE. Në mbyllje dua ti rikthehem 29 nëntorit 1944 kur Shqipëria njësoj si sot festoi me flamurët kombëtarë dhe atë të aleatëve të sotëm amerikanë e britanikë. Dhe kjo është e mjaftueshme për të kujtuar se çdo gjykim i pas 29 nëntorit nuk mund të cënojë dhe errësojë dritën e LANÇ. Lavdi përjetë atyre që dhanë jetën në LANÇ dhe respekt për ata që sot jetojnë me idealizmin e LANÇ.” tha shefi i qeverisë
 
Meta: Nuk ka 28 nëntor, pa 29 nëntorin e 1944
Nga ana e tij, Kreu i Kuvendit Ilir Meta teksa theksoi rëndësinë dhe sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e atdheut, u shpreh se vendi ynë u rreshtua krah fituesve dhe kjo sipas tij përbën rëndësinë e kësaj date.

Sipas Metës, shumë vende rrezikuan të copëtoheshin nga territoret e tyre, dhe këtu qëndron rëndësia e 29 nëntorit dhe LANÇ, që bënë të mundur ruajtjen e territoreve të Shqipërisë. Prandaj sipas tij, pa festën e çlirimit, 29 nëntorin, nuk do të kishte as 28 nëntor.

“Është një kënaqësi që mblidhemi sot për të shprehur nderimin më të thellë për ju të dashur veteranë. Kjo është dita juaj që ju dikur idealistë bëtë për të ndryshuar Shqipërinë dhe gjithë botën. Respektojmë edhe nderojmë bashkëmoshatarët e tyre që janë dëshmia e luftës kundër pushtuesit. 29 nëntori kërkon mirënjohje të thellë për ata gra e burra, idealistë e komunistë, të bashkuar pa dallim feje a politike, që e rreshtuan vendin tonë krah SHBA, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik. Në luftën LANÇ historia shënjoi një heroizëm të ri që kishte dalë nga shkollat, të qindra të rinjve që dinin se çfarë ishte jeta dhe e donte atë, dhe në emër të jetës triumfoi mbi vdekjen. Brezi antifashist ishte brezi më idealist. Ata ishin dëshmi e sakrificës dhe faturës së gjakut, kur qytetërimi evropian ndodhej për jetë a vdekje. Shqipëria mbajti një barrë të madhe me humbje të mëdha. Ka dhe një vërtetë të  madhe, edhe pse fitimtarë në luftë në përfundim të saj, vendi ynë rrezikohej që të trajtohej si humbës, duke u kërcënuar edhe me humbje të territorit. Prandaj themi më zë plot, se pa 29 nëntorin 1944 nuk do të kishte 28 nëntor 1912. Këtu qëndron madhështia e LANÇ.” tha Meta

meta

Meta: LANÇ luftë heroike e popullit shqiptar, jo ideologji e një personi
Kryeparlamentari rikujtoi edhe kontributin e dhënë nga Shqipëria në strehimin e popullsisë hebre, duke bërë që ata t’i shpëtonin holokaustit, dhe kampeve të përqëndrimit nazist.

Për këtë arsye, Meta nënvizoi se LANÇ, nuk mund të identifikohet me një ideologji, apo me një person, por është lufta heroike e të gjithë popullit shqiptar.

“Dua të theksoj një fakt të jashtëzakonshëm për kontributin që dha populli ynë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku popullsia hebre u shumëfishua në krahasim me fillimin e saj. Asnjë prej tyre nuk iu dorëzua pushtuesit dhe nuk u bënë pjesë e holokaustit. Të nderuar miq, LANÇ nuk mund të lidhet vetëm me një ideologji apo person të caktuar. Lufta ishte heroike e gjithë popullit shqiptar. Lufta ishte antifashiste dhe çlirimtare. Çfarë ndodhi më pas ishte pjesë e një aksidenti dhe drame historike që ishte paracaktuar të ndodhte. Ai aksident i ndodhi gjysmës së Evropës dhe Shqipëria u bë pjesë e saj. Por kaluari i vuajtjeve edhe për shumë veteranë nuk mund të cenojë madhështinë hijerëndë të LANÇ. Sot dhe nesër ne shohim me dinjitet të ardhmen. Triumfi i djeshëm është themeli i Evropës së Bashkuar ku duam të jemi pjesë., dhe duke pasur parasysh të ardhmen e Shqipërisë, LANÇ merr një rëndësi të veçantë se na tregon nga vijmë dhe jemi drejtuar tek një e ardhme e ndritur Evropiane. Ne sot jemi krenarë me atë se çfarë bënë partizanët.” u shpreh Kreu i Kuvendit Meta

ilir meta

Peleshi: LANÇ pasaporta evropiane e Shqipërisë
Ndërsa zëvendëskryeministri Niko Peleshi e cilësoi LANÇ si pasaportën evropiane të Shqipërisë. Kjo pasi sipas Peleshit, lufta nacional-çlirimtare e renditi Shqipërinë krah vendeve fituese.

​“Ka qenë një ditë plotë aktivitete siç i përket kësaj date, pasi 70 vjet më parë u kurorëzua një nga betejat më të rëndësishme në botë. Është mbresëlënëse modestia e veteranëve. Është dita e tyre, është dita e 28 mijë shqiptarëve që dhanë jetën dhe e dhjetëra e mijëra të tjerëve që dhanë gjithçka. Por është edhe dita e popullit shqiptar, që falë sakrificës së LANÇ e rreshtoi ditën krah fituesve. E kemi menduar se si do ta festonim këtë ditë. Kam parë të rinj që shprehin kënaqësi që gjyshërit e tyre 70 vjet më parë sakrifikuan për atdheun. Ishte kjo ajo që donim të arrinim. Që 29 nëntori është një nga momentet më të shënuara të historisë, që paçka ngjarjeve që ndodhen më pas e rreshtoi Shqipërinë krah vende fituese. LANÇ është pasaporta e Shqipërisë, është ajo çka duhet sot për integrimin evropian.” tha Peleshi



Ceremonia e mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, shënon njëkohësisht edhe përmbylljen e aktiviteteve të organizuara nga qeveria shqiptare, në nderim të 70 vjetorit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe të gjithë sakrificës së popullit shqiptar në këtë periudhë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë