Rama zbulon si mbërriti vaksina anti-COVID në Shqipëri: Erdhi me njësi speciale sigurie! Synojmë që vaksinimin ta përfundojmë për 14 muaj

Rama zbulon si mbërriti vaksina anti-COVID në Shqipëri: Erdhi me njësi speciale sigurie! Synojmë që vaksinimin ta përfundojmë për 14 muaj

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë pas vaksinimit anti-Covid, duke thënë se nuk ka asnjë shqetësim dhe asnjë shenjë. Rama deklaroi se vaksinimi është shumë i rëndësishëm, pasi ndërpret hallkën e përhapjes së virusit.

“Asnjë shqetësim, asnjë shenjë, asgjë fare pas vaksinimit. Teorikisht nuk ekziston më frika, por unë gjithsesi vazhdoj të mbaj maskën sapo dal nga shtëpia dhe deri kur kthehem. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm, pasi kushdo që vaksinohet nuk është më hallkë e përhapjes së virusit”, tha Rama në Open.

I pyetur për mënyrën e ardhjes së vaksinës në Shqipëri, Rama tha se doza e vaksinë mbërritën me mjetin e transportin me kushtet e duhura dhe kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie.

“Së pari, nuk e di c’do me thënë dorazi, se nuk di të ketë një dorë aq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur me mjetin e transportin, me të gjitha kushtet, kanë qenë të shoqëruara nga njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe nga një njësi speciale sigurie. Vaksinat kanë ardhur njëlloj siç kanë shkuar në çdo vend të botës. Vendin nuk e them dot, sepse na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ai vend i BE. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë, që unë e kam kërkuar si lypësi më i dalluar nga të gjithë. Konfidencialiteti në këtë fazë është i pathyeshëm, në një kohë të dytë do të thuhet”, tha Rama.

Shqipëria mbylli sot ditën e 4-të të vaksinimit, ndërsa ajo po behët fillimisht për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Rama i përgjigjet ambasadorit Soreca: Nuk të kërkuam lekë, të kërkuam vaksina

Kryeministri Rama i është përgjigjur ambasadorit të BE-së Soreca, i cili u habit nga kritikat që kryeministri kishte bërë ndaj BE për vaksinat duke thënë e se ajo është ndihmuar me fonde.  Rama tha se ambasadori mund ta kishte keqkuptuar, megjithatë ai nuk tërhiqej nga ajo që kishte thënë.

Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian dhe se deklaratat e Sorecës për miliona euro që kishte dhënë Bashkimi Europian nuk kishin lidhje me thelbin e çështjes.

“Nuk ka qenë vendim i Komisionit Europian shpërndarja e vaksinave. Ne kemi çuar në BE ato që na kërkoi, sasitë që na duheshin. Këshilli Europian i përbërë nga shtetet anëtare, ku niveli i egoizmit dhe cinizmit ka arritur nivele të papara, vendosën ta ndajnë sasinë mes njëri tjetrit dhe t’ia lënë në dorë vendeve të veçanta që të shpërndajnë vaksina për të tjerët. Nuk i kërkuam lekë, i kërkuam vaksina. Kanë dhënë ato 70 milion euro, po ca të blejmë ne, kur nuk ka vaksina. Nuk kemi nevojë edhe të COVAX për paratë e BE. E kuptoj ambasadorin, ndoshta edhe për fajin tim I ka keqkuptuar, por nuk janë kritika për Komisionin Europian që përfaqëson ambasadori. Kjo ka qenë kritika ime, nuk ka lidhje me ka plan apo nuk ka plan” u shpreh Rama ne Open

Dy ditë më parë, ambasadori i KE, Luigji Soreca tha se liderët politikë duhej të flasin pozitivisht për Bashkimin Europian sepse mbi 90% e popullit shqiptar kërkon integrimin në BE. Sipas tij, Shqipëria nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar Shqipërinë me vaksina.

Ora 21:46
Vaksina anti-COVID/ Rama: Synojmë që procesion e vaksinimit ta përfundojmë për 14 muaj

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kontrata e vaksinave me Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament. Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë.

“Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. Kemi parashikuar ta mbyllim për 14 muaj.  Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të jemi ambiciozë dhe ta mbyllim në 14 muaj. Ajo që po them është se ne në bazë të këtij plani jemi të vendosur se duke ecur me shpejtësi të shkëpusim hallka. Vaksinimi ka dy efekte tek personi dhe tek komuniteti për të mos përhapur. Janë 2.2 milion e përafërt që presin”, tha Rama në Open.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neli: 15/01/2021 08:10

    nuk e kuptoj se perse dikush qe e ka kaluar Covid 19 duhet te vaksinohet???...nese eshte perballur me virusin e "gjalle", cfare vlere ka te perballet me te "ngordhurin", pra simulimin e virusit me vaksine??? Te pyetet grupi i eksperteve per kete ceshtje ne menyre qe te perqendrohet vemendja tek ata qe nuk e kane kaluar ende virusin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente

Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente