Rama: Zgjatja e afateve të vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! Nëse ata thonë jo, nuk u vendosë askush litarin në fyt

 

Kryeministri Edi Rama në intervistën për Report Tv ka deklaruar se nuk do të lejojë kushtëzimin e votës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut në Drejtësi me votën për Vettingun e politikanëve që kërkojnë demokratët.

"PD bën shumë gabim, sepse zgjatja e mandatit të KPK nuk është në programin e PS si një nga pikat që PS ka një qëndrim të vetin, por për reformën në drejtësi ku ne jemi një nga aktorët, ku janë të përfshirë, BE, SHBA, PS dhe opozita. Nismat e sjella nga PD, janë vetëm të saj, dhe për nismat e PD mund të diskutojmë, për nismat që lidhen në një reformë dhe jemi katër dhe ata të katërt nuk janë Mediu dhe Ndoka, por SHBA dhe BE nuk mund të thuhet që kjo është kusht për këtë, se janë pa lidhje njëra tjetrën. Nuk ia kërkoj PD-së, zgjatjen e kërkon interesi kombëtar dhe interesi publik i vendit, nuk ia kërkoj unë", tha Rama.

Ai sqaroi se përse ky vendim nuk u mor me votat e opozitës së re në parlament.

"Sepse duhet të kishim dakordësi të plotë me të gjithë,se nuk ishte në axhendën e ditës e shtruar me partnerët, çdo gjë që bëhet për reformën në Drejtësi nuk e bëjmë ne me PD, por ne me PD, herë po herë jo dhe SHBA-BE. Nëse ata thonë jo, nuk u vendosë askush litarin në fyt. Dua që ne me opozitën t'i diskutojmë të gjitha gjërat që opozita dëshiron t'i diskutojnë me ne, prandaj nëse "po" dhe "jo" i bëjmë nga Tv, nuk kemi ndryshuar asgjë. Ne duam të dëgjojmë argumentet, do japim argumentet tona dhe jemi shumë të hapur sepse mbase na bindin", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Rama flet në 'Repolitix' nga Beogradi: Zgjatja e vettingut, jo kërkesë e PS, por e SHBA! ‘Presidenti i ri? Kushdo të jetë, do jetë më i mirë se Meta


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja