Rama zyrtarisht në punë, takime
 me disa ministra dhe Idrizin

Rama zyrtarisht në punë, takime<br /> me disa ministra dhe Idrizin
Pas mbylljes së pushimeve në bregdetin e Jonit, kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht këtë të hënë punën dhe aktivitetin politik, me takime intensive me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe aleatë me peshë reale në elektorat.

Gjatë paradites së djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Sigurisht nuk dihet objekti i takimit, por lëvizja vjen dy ditë para mbledhjes së qeverisë dhe në kuadër të kthimit të ministrave nga pushimet.

Mbledhja e Qeverisë do të zhvillohet si zakonisht çdo të mërkurë dhe pritet që i gjithë kabineti qeveritar të jetë i pranishëm, pasi të gjithë mësohet se kanë mbyllur pushimet.

Po ashtu, takimet zhvillohen pas një deklarate të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka shprehur gatishmërinë për të forcuar kontributin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverisjes. Gjithsesi, pavarësisht zërave dhe mesazheve të koduara, kryeministri Rama duket se do ta mbyllë mandatin qeverisës me të njëjtin ekip qeveritar. Ndërkaq, gjatë pasdites së djeshme, kryeministri Rama është takuar edhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi.

Gjatë takimit me Idrizin mësohet se është diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. PDIU është rreshtuar në koalicionin e Partisë Socialiste për zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, duke paralajmëruar rikonfirmimin e aleancës edhe për zgjedhjet e 2017. Por, herë pas here, kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka shprehur pretendime për një portofol ministror, duke iu referuar marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama para zgjedhjeve lokale të 2015.

Projektet
Kryeministri Edi Rama vijon të pasqyrojë transformimin e shkollave dhe të qendrave urbane. “Gjimnazi "Shote Galica" i Krujës, një kompleks i ri shkollor me mbështetjen e programit kombëtar të Rilindjes Urbane, ndërtuar në vend të godinës së rrënuar që prej vitesh vazhdonte të quhej gjimnazi i qytetit, po nuk përmbushte më asnjë kusht për të qenë i tillë”, shkruan Rama.

Po gjatë ditës së djeshme, kryeministri ka pasuruar edhe transformimin e Bashkisë së Belshit.

“Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re Belsh dhe mjedisi përreth tij, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohen së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi evropiane, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”, shkruan Rama.

Shefi i qeverisë ka njoftuar rikonstruksionin e dy shkollave të tjera. “Mes 126 projekteve të programit kombëtar të Rilindjes Urbane për ndërtimin e rindërtimin e infrastrukturës arsimore, është edhe kopshti i Laçit; një ngrehinë e shkatërruar që sot u është rikthyer fëmijëve. Gjimnazi "Qemal Stafa" në Tiranë më në fund me godinën evropiane që meritojnë nxënësit fantastikë dhe mësuesit shembullorë të kësaj shkolle me tradita e kontribute të mëdha në breza”, shkruan Rama.
 
Takimet
Gjatë paradites së djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.
 
Idrizi
Gjatë pasdites së djeshme, kryeministri Rama është takuar edhe me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Gjatë takimit me Idrizin mësohet se është diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital