TIRANE-Pas mbledhjes me Kryesinë dhe grupin e PS, kryeministri Edi Rama në orën 11:00 do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë.
 
Kjo do të jetë mbledhja e dytë e qeverisë brenda 24 orëve. Mbrëmë Rama, pas kompletimit të kabinetit edhe me zv/ ministrat zhvilloi një mbledhje me qeverinë duke mbajtur fjalimin e parë drejtpërdrejt.
 
Rama do të mbledhë qeverinë për të zyrtarizuar 33 zv/ ministrat që prezantoi të shtunën. Mbledhja e qeverisë bëhet sot dhe jo të mërkurën, pasi Rama do të niset për një vizitë zyrtare në Itali.


dy.b/shqiptarja.com