Rama-Hajdarit: Po gënjen nga padituria, si vidhet nafta me fabrika të fikur! Pse s'ka zgjidhje për naftëtarët, pa u mbyllur greva (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet deputetes Rudina Hajdari lidhur me akuzat e saj se në Rafinerinë e Ballshit vidhet naftë. Kryeministri tha se ajo po gënjen nga padituria pasi s'mund të vidhet nafta me fabrikë të fikur.

"Hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe duke gënjyer. Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur

Kush e vjedh naftën kur rafineria është e fikur. Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. Eshtë e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, nga padija mund të bëni më shumë dën se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj. Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e  qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit. Punonjësit e një kompanie që falimenton trajtohen me asistencë sociale, ky është detyrimi i shtetit. Ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre por nuk janë aty se duan  asistencë sepse asistenca do sillte largimin e tyre nga aty. Pagat sua jep shteti.

Nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj i ndjeri dhe të tjerë vendosën ta shembin. Meqë ke kontakt me ato gratë bëj u thirrje ta mbyllin grevën. Iu ftoj të bashkoheni me mua ta mbyllin grevën. Smund të lëviz nëse nuk e bëjnë. Sepse janë parimet që ka shteti", tha Rama.

Mes të tjerash, kryeministri i kërkoi deputetes Hajdari, e cila ka vizituar sot naftëtaret, që të bashkohet me të në përpjekjen që gratë e Ballshit të dalin nga greva.

"Unë po ua përsëris çdo ditë që ato zonjat atje të ndalojnë grevën dhe unë menjëherë jam i gatshëm të shkoj atje dhe të qajmë hallet bashkërisht. Ata duhet ta mbyllin grevën, sepse kjo qeveri nuk bashkëbisedon nën presion. Nuk mund t’i lejojmë vetes, me gjithë dhimbjes dhe respektin ndaj atyre grave, që këtu të krijohet precedenti që je i pakënaqur me sipërmarrësin aty ku punon, futesh në grevë dhe merr ato që kërkon pa pranuar as arsyen e tjetrit. Tjetri në këtë rast është qeveria, që administron kontributet e të gjithë shqiptarëve. Kështu që përfitoj nga rasti t’iu ftoj dhe ju z.Hajdari që të bashkoheni me mua, në përpjekjen që gratë atje të mbyllin grevën, se në të kundërt nuk do të ketë zgjidhje, nuk do të ndodhë. Kanë provuar edhe të tjerë më parë që këtë qeveri ta trembin me presione, por s’ja kanë dalë. Për çfarë u fut Azem Hajdari në grevë urie? Për t’u dëgjuar, jo për të vdekur. Ne jemi gati të ulemi, por me arsye, jo me ultimatume, se nuk funksionon”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon me 97 vota dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor! Rama: Presidenti e çoi në 'Venecia' se donte të hidhte në erë zgjedhjet!


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë