Kryeministri Edi Rama i ktheu nga Konispoli përgjigje deklaratës së kreut të shtetit Ilir Meta, i cili disa herë në deklaratat e tij është shprehur i shqetësuar për pluralizmin në vend, si pasojë e situatës politike
"E kam dëgjuar Metën të thotë se është i shqetësuar për pluralizmin. Secili e di vetë a hy apo nuk hy për të marrë votën. Kanë marrë një vendim të gabuar, nuk i kanë bërë mirë Shqipërisë. Por do ta paguajnë shtrenjtë. Nuk ka njeri të arsyeshëm që të ka dhënë votën dhe ti ta hedhësh mandatin si leckë, pastaj të dalësh rrugëve e të fshihesh mes turmave. Pak nga pak të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe ekstremistë demokratë që ushqehen me punë të ndershme nuk ka për t'i falur këtë pabesi, të braktisësh ata që të ka dhënë votë. Kjo është pjesë e një plani ogurzi që tërheq vëmendjen që shkakton ndjenja negative në sytë e miqve por edhe atyre që nuk na e duan të mirën. Pse ata morën ato përgjimet e shpifura dhe i ruajtën të mbyllura për këtë periudhë?! Nëse do kishte fajtorë duheshin dënuar më herët, por politika i ka shfrytëzuar atë shpifësirë për t'ia shpifur shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve Shqipërinë. Pse një opozitë dhe një president përpiqen ta trembin popullin duke përmendur 97-tën?! Këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt dhe gëzohen kur dalin ato fotot e shëmtuara, në bulevardin ku mblidhen këta të paudhë. Saliu, Iliri Luli, fallxhorja si mund ta pranojnë rrugën e cjapit për te kasapi, ndaj bllokojnë negociatat sepse e dinë që atje i pret reforma në drejtësi. Nuk do t'ia dijë njeri për llakun e Lulit dhe as për filxhanin e fallxhores. A ja vlen të humbësh mundësinë për të punuar në shtet për gjithë jetën për t'i shërbyer ëndrrave të filxhanit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Nisim ndërtimin e Aeroportit të Sarandës! Gjiknuri: Përgjimet s'mund të hedhin baltë mbi fitoren tonë
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07