Kryeministri Edi Rama ka replikuar me senatorin italian të Partisë Demokratike atje, Antonio Misiani, forcë kjo partnere me Partinë Socialiste dhe të dyja aderojnë në Partitë Socialiste Europiane, lidhur me firmosjen e marrëveshjes me Giorgia Melonin për refugjatët.

Gjatë debatit në televizionin italian La7, kryeministri iu përgjigj kritikave të të majtëve italianë të cilët marrëveshjen me Melonin e shohin si gabim dhe mjaft të kushtueshme për Italinë.

“Mendoj se është e shenjtë të sulmosh qeverinë italiane, të besosh se marrëveshja është shumë e shtrenjtë për taksapaguesit italianë, të akuzosh qeverinë për një rrëmujë, por për mendimin tim duhet t’i themi vetëm faleminderit Shqipërisë, të cila i dha në dispozicion tokën e saj Italisë për këtë plan”, iu drejtua Rama senatorit Misiani.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare ka thumbuar të majtët italianë të cilët kërkuan përjashtimin e PS nga PSE, duke u shprehur: “Ne mund të diskutojmë një problem mes nesh, por ta bësh këtë në samitin e Partisë Socialiste Europiane, si një mbledhje të dy partive komuniste në Moskë, më duket paksa e ekzagjeruar”. Kanë qenë këto fjalët e kryeministrit Edi Rama.

Marrëveshja e firmosur mes Kryeministrit Rama dhe homologes italiane Meloni për emigrantët e paligjshëm është kthyer në kryefjalë të debatit politik në Romë e Tiranë. Qeveria italiane e ka konsideruar historike, ndërsa opozita ka shprehur skepticizëm. Në të dyja kryeqytetet kërkohet më shumë informacion,