Policia e Kosovës ka hedhur poshtë deklarimet e mediave kryesisht të atyre serbe se, Mentor Shabani ka qenë udhëheqës i aksionit për arrestimin e Marko Gjuriçit.
(Mentor Shabani, koloneli kosovar që u akuzua nga mediat serbe për udhëheqjen e operacionit të arrestimit të Marko Gjuriç)
Sipas Policisë ata së bashku kanë vepruar për këtë arrestim dhe aksioni ka qenë i udhëhequr nga policia e Kosovës, thuhet në komunikatën për media nga ky institucion.
Operacioni policor ka qenë i mbështetur në vendimin e institucioneve shtetërore të RKS-së, ndërsa është udhëhequr nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përderisa arrestimi i Gjuriç është bërë nga njësitet relevante policore e jo nga Nënkolonel Mentor Shabani siç citohet në mediat/portalet serbe. Deklarimet dhe supozimet e ngritura nga mediumet serbe se ky operacion policor është udhëhequr nga Shabani e zyrtar të tjerë individual të apostrofuar në media nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.
Policia e Kosovës
Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, Ranjug, në lajmin me titull “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, ka theksuar dhe akuzuar se Mentor Shabani është personi që ka drejtuar aksionin për arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriç. Gjuriç u arrestua dje në Kosovë pasi shkeli urdhërin që ju dha për moshyrjen në territorin kosovar.
Shabani u trajnua nga amerikanët në bazën “Adem Jashari” , tha ish-kreu i Qendrës Koordinuese për Kosovë e Metohi, Nebojsha Çoviç.