Ramës s'i del inati me Lelin: Është në gjumë letargjik! Merr lekët nga qeveria dhe nuk nënshkruan kontratat për pastrimin, risk shumë i madh

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun Dritan Leli për pastërtinë në qytetin e Vlorës. Rama thotë se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat.

“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që  duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Disa fjalë për bashkinë e Vlorës meqë kryetari i bashkisë është në një dimërim letargjik. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur