Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun Dritan Leli për pastërtinë në qytetin e Vlorës. Rama thotë se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat.
“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Disa fjalë për bashkinë e Vlorës meqë kryetari i bashkisë është në një dimërim letargjik. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.4%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1647
Lajme të tjera
-
Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë
4 Maj, 15:29
-
Skënder Minxhozi: Rama, Veliaj dhe SPAK
4 Maj, 15:26
-
'Rienergjizimi' i PS në Kukës, Klosi: Synojmë transformimin e vendit! Rama në Londër do takohet dhe me emigrantë kuksianë
4 Maj, 14:39
-
Mërtiri në Report Tv: Problem, klientelizmi që politika i bën mediave! Diaspora përdoret për vota, SPAK e vetmja opozitë
4 Maj, 13:25
-
‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket
4 Maj, 13:13
-
Reportazhi i Rai3 për Shqipërinë, Rama në podcast: Faktet të pa verifikuara, nuk zbatoi parimet e gazetarisë
4 Maj, 09:22
-
Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
4 Maj, 08:04
-
Raporti i 'Reporterëve pa Kufij' për lirinë e medias, Rama: Marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve
3 Maj, 12:44
-
Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh
3 Maj, 09:48
-
Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve! I pranishëm edhe Veliaj
3 Maj, 09:26
-
Mero Baze: Beteja për mitingun e Athinës po bëhet më e madhe se vet mitingu
2 Maj, 20:19
-
Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv
2 Maj, 17:51