Ramos kontravers/ Fillimisht i bën fajtor, më pas i fton për unitet shokët e skuadrës

Ramos kontravers/ Fillimisht i bën fajtor, më pas i fton për unitet shokët e skuadrës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka një ndikim të madh te ‘mbretërorët’ dhe kjo u vu re edhe te rasti i Conte-s, i përfolur për të marrë drejtimin e klubit.

Duke patur parasysh rolin e tij dhe situatën te ‘Los blancos’, qendërmbrojtësi duhet të ishte personi që siguron unitet në skuadër, por veprimet e tij së fundmi tregojnë të kundërtën.

Ramos indirect ka bërë fajtor shokët e skuadrës. Spanjolli i ka dhënë ‘like’ një postimi në ‘Instagram’ ku kritikohen të gjithë futbollistët, përveç tij dhe Marcelos.

Në postim thuhet: “Ok, kjo është mjaft. Çfarë është kjo, çfarë? E dinë se çfarë bluzje mbani veshur?! E dini? Pse është Courtois portiere ynë?! Mendoj se ai nuk e di që është portier, por diçka tjetër. E kotë…mbrojtje e tmerrshme, thjesht për t’u patur frikë në çdo moment. Nacho bën performancën më të keqe në histori, Nacho nuk e di se çfarë bën që prej kohës kur fitoj Botërorin… Marcelo dhe Ramos të vetmit që bëjnë diçka, pavarësisht se edhe ata bëjnë gabime në mbrojtje… Mesfusha? Nuk ekziston. Sulmi? Nuk gjendet. Trajneri? Shkarkohet … E gjithë kjo situatë është sepse lojtarët luajnë pa motivim, pa dëshirë për të fituar… ata thjeshtë vrapojnë në fushë por nuk e dinë se për çfarë…”-shkruhet në postimin që Ramos e ka pëlqyer.

Ndërkohë pak çastë më vonë, kapiteni ka bërë një veprim kontrovers.

Në një postim në rrjetet sociale Ramos ka shkruar: “Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe ndiejmë përgjegjësi për situatën, por kjo nuk është koha për të folur, është koha për të vepruar. Sot është hapi i parë”.

Kujtojmë se Real Madrid luan sonte në Kupën e Mbretit kundër Melila. Një ndeshje ku trajneri Solari do të drejtojë për herë të parë ekipin pas shkarkimit të Lopetegui-t të martën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë