Ramos pranon se kartoni i verdhë ishte i qëllimshëm/ Ylli i Realit rrezikon ndëshkimin nga UEFA

Ramos pranon se kartoni i verdhë ishte i qëllimshëm/ Ylli i Realit rrezikon ndëshkimin nga UEFA

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos

Deklarata e bërë nga Sergio Ramos pas përfundimit të sfidës mes Ajaxit dhe Realit të Madridit, i cili e pranoi se e kërkoi qëllimisht kartonin e verdhë për të mos luajtur ndeshjen e kthimit . është bërë shkak që ndaj tij të shpërthejnë shumë polemika.

 “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk e bëra me qëllim atë ndërhyrje, por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime me peshë”, u shpeh Ramos me anë të një shkrimi në Twitter, po ky postim i tij u fshi pak minuta më pas duke pasuar pasuar me një shkrim tjetër.

“Gjatë një ndeshjeje duhet të marrësh një vendim në pak sekonda, por lajmi i mirë është fitorja, lajmi i keq është se nuk do të luaj në ndeshjen e kthimit. Më vjen keq që do t’i lë vetëm shokët e skuadrës, por kartonin e verdhë nuk e mora me qëllim. Do të jem në stadium dhe do t’i mbështes nga tribuna”, u shpeh në postimin e tijtë dytë mbrojtësi i Realit.  

Ylli i Real Madridit rrezikon ndëshkimin nga ana UEFA-s, që pritet të jetë pezullimi i tij me dy ndeshje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg