Ramush Haradinaj: Mos hidhni
baltë ndaj UÇK, jeni të lirë falë saj

Ramush Haradinaj: Mos hidhni<br />baltë ndaj UÇK, jeni të lirë falë saj
Liria në Kosovë erdhi falë UÇK dhe Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë.
 
“Ushtarët gjithë kanë qenë qytetarë, para se me u bë ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme.
 
Një vit luftë i ka stërtraumatizuar, popujt i stërvitin me vite të tëra dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë tek psikologu dhe i detyrojnë me hy nëpër intervista me pa a janë në gjendje me vazhduar jetën e zakonshme.
 
Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional që me iu dhënë ushtarëve ndonjë punë, e jo me mbet sikur kanë mbetur.
 
Krimet e pas luftës duhet me e dit gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës.
 
Ndonjë gabim edhe mundet me ndodhë, por çka kemi bërë ne në Deçan, Pejë e Gjakovë, krejt të djegura?
 
Mos e lëndoni UÇK-në, sepse je i lirë falë asaj dhe nëse e ofendon atë mund ta humbësh lirinë”, tha Haradinaj.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit