Ramush Haradinaj të enjten në
gjykatë, avokati: Do lirohet!
Cana: Arrestimi i Haradinajt politik

Ramush Haradinaj të enjten në<br />gjykatë, avokati: Do lirohet!<br />Cana: Arrestimi i Haradinajt politik
Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj pritet të dalë të enjten sërish para trupit gjykues francez.

Kjo është bërë e ditur nga avokat i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci. Ai tregoi edhe bindje se ish-komandat i Zonës së Dukagjinit, të enjten, do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.

Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.
 
“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Javën e kaluar Gjykata e Apelit e la në paraburgim, ish-kryeministrin e Kosovës që u arrestua në aeroportin e Bazelit pas një urdhër-arresti që Serbia e ka lëshuar vite më parë ndaj Haradinajt pasi autoritetet serbe e akuzojnë për krime lufte gjatë viteve 1998/99.
 
E njëjta gjykatë i dha Serbisë afat kohor që të sjellë prova ndaj kreut të AAK-së.

Shkak për lirimin me kusht të Haradinajt, mund të jenë zvarritja e kompletimit të dokumenteve për ekstradimin e tij. Afati për dokumentet është 18 deri në 40 ditë, kohë kjo që mund ta lerë në liri me kusht kreun e AAK-së, deri në dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë.

“Serbia është duke përgaditur dokumentët e ekstradimit të tij dhe deri sa t’i përgadit ato dokumente, ai do të jetë në liri. Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve nga ana e Serbisë Haradinaj do të dalë sërish para Gjykatës, kur edhe pritet të vendoset përfundimisht për të”, thonë burime të gazetës 'Blic'.

Ndërkohë pala mbrojtëse e Haradinajt, javën që kaloi ka bërë kërkesë për lirimin e tij, kërkesë që pritet që të shqyrtohet në ditët në vijim nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Kërkesa për lirimin është dorëzuar dhe pritet që në ditët në vijim, e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”, ka thënë Koci, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ramush Haradinaj, është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet francze, pas një fletë-arresti të lëshuar nga Serbia. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës