Ramush Haradinaj: Thaçi ta
respektojë marrëveshjen e opozitës

Ramush Haradinaj: Thaçi ta<br />respektojë marrëveshjen e opozitës
PRISHTINE- Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër nga marrëveshja postzgjedhore e firmosur nga tre partitë e opozitës i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie “Thaçi 3”.

Ramush Haradinaj duke i quajtur pa vend komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.

”Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 % e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë” tha Haradinaj në një intervistë telefonike me gazetarin Nertil Agalliu në Ora Neës.

Flet si kryeministër i ri i Kosovës

Duke folur si kryeministër i ardhshëm Haradinaj tha se do të jetë një qeverisje e përgjegjshme pa korrupsion dhe do të mbajë premtimin për të ngritur një zyrë të vecantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Të gjithë partitë opozitare e kuptojnë se duhet të qeverisim përgjegjshëm pa korrupsion dhe të shtrimë ligjin në të gjithë vendin kjo nënkupton një drejtim të ri të qeverisë. Herët kam pasur ide për një zyrë për Preshevën dhe shumë shpejt do të realizohet” .

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim