Zbardhen detaje nga operacioni i Prokurorisë Tiranë për automjetet luksoze që shmangnin doganën.
Nga hetimet ka rezultuar se këto mjete futeshin nga pika kufitare Sarandë, Durrës pa u regjistruar në sistemin Tims. Personat e përfshirë në skemën e mashtrimit me dogana përdornin dokumenta dhe fletëhyrje të mjeteve si vitprodhimi më të vjeter. Për çdo mjet shmangia e doganës arrinte nga 10 mijë deri në 15 mijë euro.
Ky grup zhdoganonte duke kryer evazion vetëm mjete luksoze të llojit Range Rover. Automjete të vitprodhimit 2014-2015-2016 zhdoganoshin si mjete të vit prodhimeve 2002-2004-2005.
Prokuroria e Tiranes ka sekuestruar deri në këto momente 5 furoistrada, janë identifikuar 25 të tilla nga hetimi i kryer.
Burime për Report Tv, nga grupi hetimor rezulton se nga mjetet e targuara janë 100 fuoristrada të tilla në 2 vite dhe të gjitha do kalojnë në kontroll. Mjetet që shmangin detyrimim doganor janë shitur në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Vlorë. Disa nga këto mjete janë të denoncuara të vjedhura në vendet e BE-s.