Ranieri: Jemi gati për Marseille, Interi im nuk do të tradhtojë tifozët

Ranieri: Jemi gati për Marseille, Interi im nuk do të tradhtojë tifozët
Për trajnerin italian Claudio Ranieri, tashmë sfidat për "jetë a vdekje" po bëhen të zakonshme. Ai po mësohet që të luajë shanset për të ardhmen në një ndeshje 90 minutëshe, por për Interin, ndeshja e Champions të martën ndaj Marseille, është akoma më shumë speciale.

Inter mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit nëse kualifikohet në raundin tjetër duke hyrë në 8 më të mirat e Europës. Claudio Ranieri e di se nuk i lejohet të gabojnë

"Do të kërkojmë golin pa rrezikuar se mund ta pësojmë nga kundërsulmet. Dimë të gjitha gjërat për Marseille, dhe pikat e saj të dobëta. Do ta kërkojmë fitoren në një rrugë të kujdessshme dhe pa rrezikuar" tha Ranieri.

"Do të kemi të gjithë stadiumin në mbështetje dhe kjo skuadër nuk do ta tradhtojë. Kualifikimi në cerekfinale mund të na injektojë më shumë besim, dhe do ndikojë edhe në finalen e kampionatit italian" tha Claudio Ranieri.
rb/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora