Ranieri: Sevilla ka kualitet por
Leicester luajti me zemë

Ranieri: Sevilla ka kualitet por<br />Leicester luajti me zemë
Dy skuadrat janë në pozicione krejt të ndryshme në Ligën e Kampionëve, pasi Sevilla ka arritur të marri fitoren në ndeshjen e parë kundër Leicester dhe këta të fundit kanë mundur të realizojnë vetëm një gol, por trajneri i “dhelprave” duket se është i kënaqur me golin e shënuar në Spanjë.

“Ne e dimë se Sevilla është më e mirë se ne, ata ruajtën topin dhe na bërën të vuajmë. Treguan kualitetin e tyre. Por ne treguam zemrën tonë të madhe, organizimin dhe besimin, nuk u dorëzuam dhe unë jam shumë i kënaqur për këtë”, u shpreh Ranieri në një intervistë pas përfundimit të ndeshjes.

Gjithashtu tekniku shtoi se në faza sulmuese e skuadrës mund të kishte bërë më shumë dhe kjo gjë është shumë e rëndësishmen për tu rregulluar përpara ndeshjes së kthimit.

Goli i shënuar në fushën e Sevillas dhe avantazhi me një gol të vetëm i skuadrës spanjolle e lë këtë ndeshje të hapur.

Ata mund të na shënojnë në çdo kohë, por ne e dimë se çfarë problemesh kemi dhe mund të luajmë më mirë”, përfundoi Ranieri, i cili është shfaqur optimist për një rezultat shumë më të mirë se i ndeshjes së parë, në atë të kthimit në Angli.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit