Universiteti i Tiranës ka reaguar lidhur me faktin se sipas një rankimi ky universitet renditej në vend të fundit.
Në një deklaratë për mediat UT bën me dije se do të pres vendimin zyrtar nga bordi Akreditimit dhe më pas Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, si organi kolegjial më i lartë akademik përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij, do të dalë me një qëndrim mbi këtë situatë.
“Garantojmë, studentët, stafin dhe publikun që Universiteti i Tiranës është institucioni elitë në Shqipëri dhe në çdo rast, jo vetëm plotëson të gjitha standardet e cilësisë, por i tejkalon ato në të gjithë treguesit.
Universiteti i Tiranës përpiqet çdo ditë, që studentët të marrin një diplomë sa më cilësore, jo vetëm për tregun tonë të brendshëm, gjë e cila është arritur tashmë, por për të konkuruar edhe në një treg rajonal dhe më tej” thuhet në njoftimin për mediat.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com