Raport i DASH për Kosovën: Mungon liria fetare në institucionet shtetërore
DASH nxjerr përfundime nga raporti i përvitshëm se liria fetare në Kosovë është shkeluar dhe ka diferncime midis feve kryesore nga institucionet shtetërore.
Departamenti Amerikan i Shtetit
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e përvitshëm për lirinë fetare indetifikon se në Kosovë disa të drejta për ligjet janë të mohuara ndonëse ligjet janë të drejta. Një aspekt tjetër që raporti theksonte ishte se qeveria e Kosovës diferencon në mbështetje financiare besimin islam kundrejt feve të tjera në republikën e Kosovës.
Disa pjesëtarë të grupeve të tjera dhe përfaqësues të tjerë jofetarë kanë thënë se ata ishin të shqetësuar se qeveria nuk e kishte financuar edukimin religjioz për grupet e tjera fetare.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit
Gjithashtu, në raportin e DASH përmendej suksesi i qeverisë se Kosovës ne luftën dhe marrjen e masave kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe ka pasur raste të dhunës me bazë fetare, ndërhyrje në pelegrinazhet fetare, gjuhë të urrejtjes dhe vandalizëm. Në raport përmendet edhe raportimi i mediave për presionin që qeveria turke iu kishte bërë institucioneve të Kosovës për t’i mbyllur shkollat e lidhura me klerikun mysliman, Fethullah Gylen.
Sipas raportit në shumë shkolla zyrtarët i kanë ndaluar nxënëset të veshin rroba fetare në objektet shkollore. Drejtorët e shkollave po ndjekin një urdhëresë administrative të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. BIK-u ka raportuar për disa raste kur vajzat janë larguar nga mësimi ose janë detyruar t’i heqin shamitë nga koka. Në Kosovë jetojnë rreth 1.9 milion banorë nga ta 95.6 janë myslimanë, 2.2 përqind katolikë si dhe 1.4 përqind i përkasin besimit ortodoks të përfaqësuar nga serbët.
Ndërkohë, liria fetare në Kosovë është e cunguar nga institucionet shtetërore, toleranca fetare tek njerëzit paraqitet ndryshe.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24
-
Jashari 'ëngjëll dhe djall', Kosova mposht me vështirësi Lituaninë! UEFA nis hetim për ndeshjen në Bukuresht
19 Nëntor, 15:20
-
Skandali në Rumani/ FFK: Thirrjet raciste 'Kosova është Serbi', e ofendimet të pranishme gjithë ndeshjen, futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit të tyre! UEFA të veprojë
16 Nëntor, 11:38
-
Transferta me Rumaninë, Foda i Kosovës njofton ndryshime: Luajmë vetëm për fitore
15 Nëntor, 14:33
-
Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi
15 Nëntor, 12:16
-
'Panucci më ftoi në Kombëtare, ia lashë derën hapur', Edon Zhegrova: Takova Vokrrin dhe zgjodha menjëherë Kosovën
12 Nëntor, 14:11
-
Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit
11 Nëntor, 15:30
-
Kosovë/ Drafti për asocacionin nuk do dërgohet në kushtetuese, qeveria: Non paper, jo detyrues! Serbia s'e ka pranuar
9 Nëntor, 22:29
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Me Harrisin pak pritje për Kosovën, me Trumpin turbullira
3 Nëntor, 16:08
-
Gjykimi i krimeve në Kosovë, SHBA kritikon Serbinë: Ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit
31 Tetor, 15:55